Censura dhe ligjet e ashpra ‘përzënë’ dhe “Yahoo” nga Kina
Kompania amerikane e internetit, Yahoo, është larguar nga Kina prej 1 nëntorit, ka njoftuar kompania përmes një deklarate, ndërkohë që Pekini po rrit shtypjen ndaj kompanive të huaja të teknologjisë.
Yahoo ka thënë se faqja “nuk do të jetë më e qasshme nga Kina”.
Kjo kompani është ndër të fundit që largojnë produktet e tyre nga tregu kinez, pasi edhe Microsoft ka njoftuar në muajin tetor se do të mbyllë rrjetin social LinkedIn në këtë shtet.
“Duke marrë parasysh ambientin e vështirë ligjor në Kinë, shërbimet e Yahoo nuk do të jenë më të aksesueshme nga Kina, që nga 1 nëntori”, citohet të jetë shprehur kompania.
Kompanitë e huaja teknologjike në Kinë janë përballur me ligje të ashpra dhe censurë qeveritare.
Yahoo ka lancuar shërbimet e veta në Kinë më 1999, kur kompania ka qenë një nga ofrueset më të rëndësishme të shërbimeve të internetit.
LEXO TE NGJASHME