Me siguri nuk e dinit! Ja si të aktivizoni logon e Apple në telefonin tuaj

0.4apple.telefon.logo

Dhe pse shumica prej jush mbajnë një telefon të markës Apple, me siguri nuk e keni ditur që logoja e mollës pas telefonit tuaj nuk është thjesht për dizajn por si një buton sekret.

'Back Tap' është quajtur ky funksion në versionet e reja të Apple, dhe mund të përdoret si një ‘shortcut’.

Për ta aktivizuar duhet të shkoni në “Settings” dhe më pas në kategorinë “Touch”.

Image

Në fund, do të gjeni opsionin “Back Tap” dhe pasi ta klikoni mund të zgjidhni nëse doni të aktivizohet duke e prekur dy herë (double tap) apo tre herë.

Më pas zgjidhni aplikacionin që dëshironi të hapet përmes këtij butoni sekret.

Ky opsion funksionon vetëm nëse keni iOS 14 dhe një prej modeleve iPhone 11, iPhone 11 Pro iPhone 11 Pro Max, iPhone XS, iPhone XS Max, iPhone XR, iPhone X, iPhone 8, iPhone 8 Plus, iPhone 7, iPhone 7 Plus, iPhone 6s, iPhone 6s Plus, iPhone SE (1st generation), iPhone SE (2nd generation), and iPod touch (7th generation).

Mbyllni telefonin, kthejeni në pjesën e pasme dhe provojeni.

Image

LEXO TE NGJASHME

ALBEST.AL

Ky website kontrollohet dhe menaxhohet nga Albest.al. Të gjitha materialet , përfshirë fotografitë, janë e drejta autoriale e Albest.al. Materialet nuk mund të kopjohen, riprodhohen, ripublikohen, modifikohen, transmetohen, ose distribuohen në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të Portalit Albest.