Çfarë rrezikojmë nëse hapin kodin 6-shifror që na vjen në Whatsapp? Eksperti sqaron mashtrimin

0.8whatsapp hacker

“Përshëndetje, më falni, ju kam dërguar një kod 6-shifror me SMS gabimisht, mund të ma dërgoni ju lutem? Është urgjente!”

Ky është mesazhi që po qarkullon ditët e fundit në telefonat e shumë njerëzve, tek ata që përdorin aplikacionin e Whatsapp-it. Fillimisht përdoruesve ju ka ardhur një mesazh me një kod 6 shifror, dhe më pas një mesazh tjetër brenda pak sekondave ju është shfaqur në kontaktet e Whatsapp-it ku ju kërkon që ta ridërgoni këtë kod.

Ajo që e bën më bindës këtë mesazh, është se ai dërgohet nëpërmjet një numri shqiptar, që mund të jetë pjesë e kontakteve tuaja, ose e grupeve të Whatsapp-it ku ju bëni pjesë. Dyshohet se janë disa piratë kibernetike që futen në të dhënat e platformës që konsiderohet më e shkarkuara për komunikimet me zë dhe mesazhe, dhe bllokojnë aksesin.

Këto mesazhe janë bërë shqetësuesve gjatë fundjavës kryesisht në Tiranë, ku ka pasur me dhjetëra denoncime. Strukturat e krimit kibernetik po punojnë për të zbuluar kush fshihet pas. Po ashtu, edhe Prokuroria ka filluar një hetim, me synim mbrojtjen e të dhënave personale të përdoruesve.

Në një lidhje Skype për “Wake Up”, eksperti i IT, Tomi Kallanxhi këshilloi qytetarët që të tregohen të kujdesshëm.

“Sa më shumë të rritet përdorimi i internetit, një ditë do dëgjojmë na është hakeruar frigoriferi ose lavatriçja.

Duhet të tregohemi të kujdesshëm, pasi një njeri nga hiçi nuk mund të kërkojë një kod në Whatsapp. Ti asnjëherë nuk komunikon me një individ për të bërë verifikime, por me një software dhe nuk ka fjalë të tilla ‘të lutem, gabimisht, ma nis’ dhe këto janë gjëra që duhen kuptuar.

Edhe pse duket si numër shqiptar, nuk mund të mos ketë qenë i tillë. Mund të jetë dikush nga Gana ose Nigeria, këto vendet e Afrikës dhe ai në vend të emrit të vet, vë një numër shqiptar.

Ti konfuzohesh kur sheh një numër shqiptar në vend të emrit në Whatsapp. E mira është që ai kur merr Whatsapp-in tënd, nuk merr asnjë nga bisedat e tua të mëparshme.

Ai që të hakeron Whatsapp-in përfiton që mund t’i shkruajë dikujt një familjari tënd dhe t’i thotë kam ngelur diku më nis kap para se më duhen.

Në momentin që e kupton që je hakeruar, automatikisht bën ‘log on’ sërish dhe të vjen një kod dhe personi që ka hyrë në Whatsapp-in tënd i mbyllet automatikisht”, sqaroi eksperti.

LEXO TE NGJASHME

ALBEST.AL

Ky website kontrollohet dhe menaxhohet nga Albest.al. Të gjitha materialet , përfshirë fotografitë, janë e drejta autoriale e Albest.al. Materialet nuk mund të kopjohen, riprodhohen, ripublikohen, modifikohen, transmetohen, ose distribuohen në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të Portalit Albest.