Japonia nuk ka ngrohje qëndrore/ Njihuni me pajisjen gjeniale me të cilën i mbijetojnë dimrit
Kur dimri vjen, në Japoni, njerëzit në pothuajse çdo shtëpi marrin 'kotatsu' - një hibrid i një tavoline, batanije dhe ngrohëseje.
Kjo, pasi çuditërisht, në Japoni nuk ka ngrohje qëndrore.
Edhe pse dimri nuk është kurrë veçanërisht i ftohtë, ata arrijnë të shmangin ftohjet dhe sëmundjet e tjera gjatë kohës së dimrit, falë kësaj shpikjeje unike.
'Kotatsu' është një pjesë tradicionale japoneze e mobiljeve: ajo është e përbërë nga një tavolinë druri, mbuluar me një batanije të rëndë.
Nën të gjithë këtë është një burim i madh nxehtësie.
Kjo duhet të jetë një nga shpikjet më gjeniale që kemi parë për t'i mbijetuar dimrit.
LEXO TE NGJASHME