Smartfonët e rinj/ Huawei prezanton Mate 40
Huawei ka zbuluar smartfonët e rinj të tij Mate 40 duke pretenduar se ata mbajnë një procesor akoma më të sofistikuar se ai i Iphonave të pritshëm të Apple-it.
Procesori është bërë duke përdorur të njëjtin proces të pesë nanometrave si chipi i rivalit të tij amerikan, por përmban miliarda tranzistorë më shumë. Si rezultat, kompania kineze pretendon se telefonët e saj janë më të fuqishëm.
Sidoqoftë, Huawei është përballur me ndërprerje të rrjetit të furnizimeve me chipe për shkak të ndalimit të tregtisë me SHBA që hyri në fuqi në shtator.
Kjo do të thotë se pasi rezerva e procesorëve të rinj Kirin 9000 të përfundojë, kompania nuk do të mund të prodhojë më Mate 40 në formën aktuale.
Aktualisht, vetëm tajvanezja TSMC dhe Samsungu i Koresë së Jugut kanë ekspertizën dhe pajisjet për të prodhuar chipe 5 nanometërshe dhe të dyja e kanë të ndaluar ta furnizojnë Huawein me to e madje edhe me produkte të reja gjysmëpërçuese, krijimi i të cilëve përfshin teknologji dhe softwere amerikane.
Pavarësisht masave amerikane, Huawei mbetet prodhuesi i tretë më i madh i smartfonëve dhe lider tregu në Kinë. Modeli bazë Mate 40, kushton 1049 dollarë dhe ka një ekran 6.5 inchësh oled. Tre variante më të shtrenjta po ashtu janë prezantuar.
LEXO TE NGJASHME