Opsioni i ri i Google ju ndihmon të gjeni titullin e një këngë, duke e kënduar atë!
Motori i kërkimit, Google ka sjellë një mjet “Shazam for humming”, duke lejuar këdo që të gjejë cili është titulli i këngës pas një melodie ose fragmenti që ju ka mbetur në mendje.
Për të përdorur opsionin e ri, hapni versionin tuaj më të fundit (pra, të azhornuar), të aplikacionit Google, prekni ikonën e mikrofonit dhe thoni “What’s this song?”, ose klikoni në butonin “Search a song”.
Fishkëlleni ose këndoni melodinë për të paktën dhjetë sekonda. Sistemi i inteligjencës artificiale do të kërkojë në bazën e tij të të dhënave për t’ju prezantuar me një listë të këngëve të mundshme.
“Një mënyrë e thjeshtë për ta shpjeguar është se melodia e një kënge është si gjurma e gishtit: Secili ka identitetin e vet unik”, tha Krishna Kumar, një Menaxher i Lartë i Produkteve në Google Search.
“Kur ju kërkoni një melodi në Google, modelet tona të të mësuarit makinerik e shndërrojnë audion në një sekuencë të bazuar në numra që përfaqëson melodinë e këngës. Modelet tona janë trajnuar për të identifikuar këngët, bazuar në një larmi burimesh, duke përfshirë njerëz që këndojnë, fishkëllima ose gumëzhitje, si dhe regjistrime në studio”.
Aparna Chennapragada, një nënkryetare e Google që zbuloi opsionin e ri, tha se njerëzit e pyesin Google “çfarë këngë është kjo” gati 100 milion herë çdo muaj, ose kërkojnë fraza teksti, që t’ju shfaqet kënga. /Anabel/
LEXO TE NGJASHME