iPhone mund t'ju përgatisë edhe kafen, ja shpikja e radhës
"Mungonte vetëm që ky lloj telefoni të bënte kafe". Mendoni se është shaka? Jo më, sepse që prej pak ditësh është publikuar një mbrojtëse e thjeshtë e telefonit iPhone e cila do të bëjë me të vërtetë kafe.
Mbrojtësja më fjalë quhet "Mokase" dhe është shpikur nga një kompani italiane. Procesi për përgatitjen e kafes sipas sajtit "Libero", është i thjeshtë. Mjafton që brenda hapësirës bosh të mbrojtëses (ose mbajtëses) së telefonit të futet kapsula me kafe dhe sheqer dhe më pas shkohet tek aplikacioni ku i jep ok procesit. Brenda një kohe të shkurtër një kupëe vogël kafeje e nxehtë do të jetë gati.
Në Facebook është një faqe me emrin e kësaj mbrojtëse ku mund të zbuloni më shumë detaje.
Ajo do të kushtojë 63 dollarë, dhe është akoma një projekt pilot.
LEXO TE NGJASHME