Pse njerezit e zgjuar bejne gabime “idiote”
Njerezit inteligjente jane ata qe fitojne me shume para, akumulojne me shume pasuri, dhe madje jetojne me gjate.Ne pamje te pare, te qenit te zgjuar duket si diçka shume e thjeshte. Por ka nje ane tjeter medalja.Njerezit inteligjente kane nje reputacion per te bere gabime “te trasha”, veçanerisht ne situata qe kerkojne gjykim te shendoshe.
Njerezit e zgjuar kane besim te tepruar te vetja
Nje jete me lavderime dhe me rrahje supesh i ben njerezit e zgjuar te zhvillojne nje besim gjakftohte ne inteligjencen dhe aftesite e tyre. Ndersa mbusheni me komplimente , eshte shume e thjeshte te presesh qe gjerat te shkojne ashtu siç e pret ti. Por kjo eshte pritshmeri e rrezikshme. Njerezit e zgjuar ndonjehere nuk arrijne dot te kuptojne se kur kane nevoje per ndihme dhe edhe kur e kuptojne nje gje te tille jane te ndergjegjshem se askush nuk eshte mjaftueshem i denje per t’u dhene ndihmen qe duhet.
Ata i sforcojne njerezit
Njerezit e zgjuar zhvillojne personalitetet tipike te njerezve qe arrijne me teper se gjithe te tjeret, sepse gjerat u serviren shume lehte. Ata thjesht nuk e kuptojne se sa shume duhet qe te tjeret te punojne per te arritur te njejtat gjera, dhe per shkak te kesaj i nenvleresojne ata. Njerezit e zgjuar e vendosin shume lart “steken” dhe kur te tjeret vonohen apo nuk i bejne gjerat ashtu siç duhen, ata mendojne se kjo vjen sepse ata nuk perpiqen. Keshtuqe ata i sforcojne ata dhe ne kete menyre u shpeton mundesia per te ndihmuar te tjeret ne arritjen e qellimeve qe keta te fundit i konsiderojne shume te rendesishme.
Ata gjithmone kane nevoje te kene te drejte
Eshte e veshtire per kedo qe te pranoje ashtu siç i ka hije faktin se jane gabim. Eshte ende me e veshtire per njerezit e zgjuar sepse ata rriten duke qene te mesuar me faktin se kane te drejte gjithe kohes saqe behet pjese e identitetit te tyre, shkruan businessmag.al. Per njerezit e zgjuar, ta kene gabim e perceptojne si nje sulm personal dhe te pasurit te drejte nje domosdoshmeri.
Ata vuajne mungesen e inteligjences emocionale
Keta njerez me nivel te larte te inteligjences dhe me nivel te ulet te inteligjences emocionale e shikojne boten si meritokraci. Arritjet jane te vetmet gjera qe kane rendesi ndersa njerezit dhe emocionet e tyre pengojne. Qe ne fakt eshte nje turp pasi nje studim shkencor i titulluar TalentSmart me me shume se nje milion njerez tregon se edhe midis atyre me nivelin me te larte te inteligjences, njerezit me performancen me te larte jane pikerisht ata me nivelin me te larte te inteligjences emocionale.
Ata dorezohen kur deshtojne
Njerezit e zgjuar bien shpesh ne gracken e te parit te deshtimit si fundin e botes sepse suksesi i vazhdueshem u krijon pritshmeri qe ua ben te veshtire ta tolerojne deshtimin. Njerezit qe duhet te punojne fort per ate qe arrijne kane praktiken e duhur per te perballuar deshtimin. Ata mesojne ta perqafojne ate sepse e dine se deshtimi eshte veç nje hap larg suksesit.
Mezi pranojne feedback-un
Njerezit e zgjuar tentojne te nenvleresojne opinionet e te tjereve, qe do te thote se kane probleme kur vjen puna qe dikush eshte mjaftueshem i kualifikuar per t’u dhene feedbackun per te cilin kane nevoje. Jo vetem qe kjo tendence pengon rritjen dhe performancen e tyre, ajo mund te çoje ne marredhenie “toksike” profesionale dhe personale.
LEXO TE NGJASHME