11 shenja qe tregojne se ju mungon inteligjenca emocionale
Inteligjenca emocionale eshte “ diçka e padukshme” qe keni brenda vetes dhe percakton menyren sesi ju menaxhoni sjelljen, si trajtoni kompleksitetet/marredheniet shoqerore dhe si merrrni vendime personale per te arritur rezultate pozitive. Per te permiresuar inteligjencen emocionale ju duhet te eleminoni shenjat qe tregojne se ju mungon inteligjenca emocionale.
1 - Stresoheni nga gjera te vogla
Nese i ndrydhni ndjenjat, pasojat do jene ndjesite e tensionit, stresit dhe ankthit.. Emocionet e pashprehura demtojne si mendjen ashtu edhe trupin. Inteligjenca emocionale ju ndihmon ta menaxhoni stresin me efektivitet duke ju mundesuar te dalloni dhe te perballeni me situata te veshtira perpara se ato te pershkallezohen Njerezit qe nuk arrijne te perdorin inteligjencen emocionale, zakonisht perjetojne ndjenjat e ankthit, depresionit, kane tendencen te abuzojne me substancat si dhe te mendojne mbi vetevrasjen.
2. Mungesa e asertivitetit.
Njerezit me inteligjence emocionale te larte dine si te balancojne sjelljet e pelqyeshme, empatine dhe miresine, me aftesine per te qene te vendosur dhe per te percaktuar limitet. Ky eshte kombinimi ideal per te trajtuar nje konflikt. Nese shumices se njerezve iu behet nje padrejtesi, ata shfaqin sjellje pasive ose aggressive.
Njerezit me inteligjenca emocionalete larte qendrojne te balancuar e te vendosur duke shmangur reagimet emocionale te pakontrolluara. Kjo iu mundeson atyre krijimin e marredhenieve neutrale me njerezit e veshtire dhe “toksike” pa krijuar armiqesi.
3. Keni nje fjalor emocional te kufizuar.
Vetem 36% e individeve arrijne qe t’i identifikojne saktesisht dhe ne kohen e duhur emocionet qe perjetojne . . Mungesa e identifikimit te emocioneve eshte problematike pasi emocionet qe nuk identifikohen qarte, kane tendencen te keqkuptohen duke shkaktuar zgjedhje te paarsyeshme ose veprime jofrytdhenese. Njerezit me inteligjence emocionale te larte kontrollojne emocionet e tyre sepse i kuptojne ato dhe i sqarojne edhe nepermjet fjalorit te pasur qe perdorin. Ne vend te fjales “keq” te perdorur nga shumica, ata perdorin fjale qe percaktojne saktesisht nese ndihen “te nevrikosur”, “te irrituar”, “te shtypur” apo “ne ankth”. Sa me specifike te jete zgjedhja e fjaleve, aq me i mire do jete kuptimi i menyres si ndihemi, çfare e shkaktoi ate si dhe çfare duhet te bejme rreth saj.
4. Hamendesoni shpejt dhe i mbroni hamendesimet fort
Njerezit me inteligjence te ulet emocionale krijojne opinione dhe mbledhin evidenca qe mbeshtesin opinionin e tyre pavaresisht provave qe mund t’i kundershtojne ato. Shpesh, ata debatojne ne mbeshtetje te opinioneve te tyre derisa behen te merzitshem. Kjo eshte e rrezikshme veçanerisht per liderat, pasi idete e pamenduara mire mund te jene strategji per te gjithe njerezit e skuadres se tyre. Njerezit me inteligjence te larte emocionale i japin kohe mendimeve te piqen pasi ata e dine se reagimet e para mund te jene emocionale. Me pas ata komunikojne idete e plota ne menyren me efektive te mundshme ne varesi te nevojave dhe mendimeve te audiences se tyre.
5. Mbani inat
Emocionet negative qe vijne kur mbani inate ne te vertete jane nje pergjigje ndaj stresit. Vetem duke menduar per ngjarjen, trupin juaj kalon ne reagimin lufto ose vrapo, nje mekanizem mbijetese qe ju detyron te qendroni dhe te luftoni apo te vraponi me shpejtesi sa here qe perballeni me nje kercenim. Kur nje kercenim eshte i pashmangshem, ky reagim eshte thelbesor per mbijetesen tuaj, por kur nje kercenim eshte shume i vjeter, stresi i mbajtur demton trupin tuaj dhe mund te kete pasoja te renda shendetesore me kalimin e kohes. Studimet kane treguar se stresi shkakton presionin e larte te gjakut dhe semundjet e zemres. Te mbash inat nenkupton te mbash stres, dhe njerezit me inteligjence emocionale dine si ta shmangin kete. Nese falni, jo vetem qe ju ben te ndjeheni me mire, por mund te permiresoni shendetin tuaj.
6. Nuk distancoheni nga gabimet
Njerezit me inteligjence emocionale distancohen nga gabimet e tyre, por nuk i harrojne ato. Nese fokusohemi per nje kohe te gjate tek gabimet, kjo na shton ankthin dhe na tremb. Nese i harrojme ato krejtesisht, rriten shanset per t’i perseritur te njejtat gabime. Sekreti i gjetjes se balances se duhur qendron ne aftesine per te kthyer deshtimet ne mesime per tu permiresuar. Kjo krijon tendencen per tu ngritur menjehere edhe kur deshtoni.
7. Shpesh ndiheni te keqkuptuar
Kur ju mungon inteligjenca emocionale, eshte e veshtire te kuptoni sesi ju perceptojne te tjeret. Ju ndjeheni te keqkuptuar sepse nuk arrini te transmetoni mesazhin tuaj ne nje menyre qe njerezit mund t’ju kuptojne. Pavaresisht eksperiences, njerezit me inteligjence emocionalee dine se nuk mund te komunikojne çdo ide ne menyre te perkryer. Ata dallojne nese mesazhi eshte kuptuar apo jo, dine te pershtasin qasjen e tyre dhe te ritransmetojne idete e tyre ne nje menyre qe mund te kuptohet.
8. Nuk njihni nxitesit/ngacmuesit tuaj
Te gjithe njerezit kane nxites te jashtem, te cilet mund te jene situata dhe njerez qe i ngacmojne dhe i bejne te sillen ne menyre impulsive. Njerezit me inteligjence emocionale i studjojne nxitesit e tyre dhe i perdorin njohurite e perftuara per te shmangur situatat dhe njerezit qe mund te perfitojne nga keta nxites.
9. Nuk i shprehni emocionet
Inteligjenca emocionale nuk lidhet me te qenit i sjellshem, por me menaxhimin e emocioneve per te arritur rezultatet me te mira te mundshme. Ndonjehere duhet tu tregoni njerezve se jeni i merzitur, i trishtuar apo i irrituar. Maskimi i vazhdueshem i emocioneve tuaja me lumturi dhe pozitivitet nuk eshte i vertete dhe produktiv. Njerezit me inteligjence emocionale dine te perdorin qellimisht emocionet negative dhe pozitive ne varesi te situatave.
10. Fajesoni te tjeret per menyren si ata ju bejne te ndiheni
Emocionet vijne nga brenda. Edhe pse eshte me lehte t’ia atribuojme menyren si ndihemi veprimeve te personave te tjere, ne duhet te marrim pergjegjesi per emocionet tona. Askush nuk mund te na beje te ndiejme diçka qe nuk deshirojme te ndiejme. Nese mendojme ndryshe, kemi ngelur prapa.
11. Ofendoheni lehte
Nese e njihni mire veten, eshte e veshtire qe dikush t’ju merzise me fjale apo me veprime. Njerezit me inteligjence emocionale te larte kane vetebesim, mendje te hapur dhe jane rezistente ndaj ngacmimeve. Keta njerez jo vetem i lejojne te tjeret qe te bejne shaka me ta, por jane te paret qe bejne humor me veten pasi dine te kontrollojne situatat.
LEXO TE NGJASHME