Duhet te deshtosh per te patur sukses ne jete, por ka nje sekret…

0000000000000000000000losi

Mossuksesi eshte vetem mundesi qe heren tjeter te provoni ne menyre me te mençur, ka thene shpikesi amerikan dhe themeluesi i mbreterise automobilistike, Henry Ford.

Nga rasti i tij shihet se sa eshte e rendesishme qe nga çdo deshtim te mesohet mesimi.
Hapi i pare ne menyre qe ta perdorni gabimin eshte ta pranoni gabimin, dhe pastaj te mendoni se çka mund te beni ndryshe per t’u mos perseritur.
Provoni edhe te paramendoni skenarin me te keq te mundshem te asaj perpjekjeje dhe sa shume do t’ju duhet te sheroheni nga mossuksesi.
Atehere do te kuptoni qe me siguri nuk do te ishte aq e tmerrshme siç keni menduar.
Pasi qe te liroheni nga frika dhe filloni t’i ndermerrni hapat e para ndaj suksesit, me e rendesishme eshte qe t’i vazhdoni ata, pavaresisht ngecjeve te mundshme.
Lapsi si motivim
Shkruani çdo gje te bukur qe mund t’ju ndodhe nese me ne fund liroheni nga frika dhe filloni t’i realizoni synimet e deshiruara.
Çdo here qe ndiheni te pasigurte, dekurajuar apo te frikesuar, lexoni çka keni shkruar per te marre force dhe motivim te ri.
Kujtohuni edhe per sukseset e deritashme dhe shkruani edhe ato, sepse me kete gje ne menyre te konsiderueshme do te forconi vetebesimin dhe fitoni guxim.
Mos e krahasoni veten, me mire mesoni
Nese gjithmone e krahasoni veten me te tjeret, asnjehere nuk do te jeni te kenaqur.
Ne vend te kesaj, lusni koleget te cilet i çmoni t’ju ndihmojne me keshilla dhe te ndajne me ju pervojat te cilat edhe juve nje dite do te mund t’ju ndihmojne.
Simptomat e frikes nga mossuksesi
Shtyrja e detyrimeve, ankthi i tepert dhe perfeksionizimi jane simptoma te sabotimit te vetes ne arritjen e planeve.
Thoni: “di, dua, mundem”
Deklaratat negative: “nuk jam mjaft i zgjuar per te arritur” duhen te ndryshohen ne pozitive, respektivisht vazhdimisht te thoni “di, dua, mundem”.
Vetem me vetebesim te permiresuar mund te arrini suksesin aq te deshiruar.
Pyetjet e duhura hapin dyert
Pas mossuksesit beni tri pyetje – “pse ka ndodhur”, “si mund t’a parandaloja” dhe “dhe çfare duhet te bej per te mos u perseritur” .
Po ashtu eshte e rendesishme te mbani mend qe mossuksesi eshte term relativ. Ai mund te jete force levizese e ndryshimeve te medha jetesore per te mire.
Durimi eshte aleat i fuqishem
Eshte e rendesishme te kuptohet qe per gjerat me te mira ne jete me se shpeshti duhet shume kohe, prandaj eshte e rendesishme ta “armatosni” veten me durim.
Vazhdimisht provoni metoda te reja deri te suksesi.

LEXO TE NGJASHME

ALBEST.AL

Ky website kontrollohet dhe menaxhohet nga Albest.al. Të gjitha materialet , përfshirë fotografitë, janë e drejta autoriale e Albest.al. Materialet nuk mund të kopjohen, riprodhohen, ripublikohen, modifikohen, transmetohen, ose distribuohen në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të Portalit Albest.