Si ti kuptojme emailet qe na konfuzojne
Email-et, vecanerisht ato te punes, mund te jene shpeshhere konfuze. Derisa jane njedimensionale, ato nuk kane gjuhe trupi apo tone te ndryshme zeri, ndaj shpeshhere mund te te krijoje paqartesi dhe pyetje te ndryshme: Shefi po ma dergon mua kete? Cfare bera gabim? Si shpjegohet e gjithe kjo?
Por ne qofte se ke nje email nga shefi apo edhe nga koleget me nje smiley face? Keto simbole kane nje filozofi edhe me te thelle, aq me teper nese komunikimi mes jush eshte, ne pergjithesi, i prere dhe i ftohte.
Atehere çfare nenkupton kjo?
Pergjigjja per kete eshte se ai po perpiqet qe te jete i sjellshem, edhe sepse ai/ajo e di qe ne pergjithesi email-et e punes interpretohen me shume ne menyre negative. Pse? Sepse kjo eshte natyra njerezore. Studimet thone qe njerezit jane te prirur t’i interpretojne email-et me shume ne menyre negative. Keshtu, nje email pozitiv mund te lexohet ne menyre neutrale dhe nje email neutral mund te lexohet apo interpretohet ne menyre negative.
Shefat e dine qe jane te ashper kur shkruajne raporte, ndaj, shpeshhere perpiqen edhe te lene mesazhe te tilla, si simbolet e smiley face, per te treguar me shume emocione.
Keshtu, heren tjeter qe do te te vijne te tilla mesazhe nga shefi - merr fryme thelle. Nuk eshte aq keq sa duket. Nese po e interpreton negativisht, ne te vertete eshte neutral. Nese ka ne permbajtje ndonje emoji ose shenja pikesimi te pazakonta, ai eshte vetem duke u perpjekur te zbuse natyren dimensionale te emal-it.
Eshte e veshtire qe ky lloj komunikimi te vazhdoje ne menyre reciproke, ndaj nese do te dish me shume çfare nenkupton, atehere gjej nje mundesi per te folur balle per balle per ndonje çeshtje te lene pezull. P.sh: “Mora email-it tuaj dhe do te doja te flasim per projektin X. Si po ecen puna ime?" Shanset jane qe reagimi te jete pozitiv dhe keshtu linjat e komunikimit do te jene gjithmone te hapura.
LEXO TE NGJASHME