Njihuni me femren me te pasur ne bote
Dijen e vet Zhou Qunfei e ka orientuar ne pune, profiti i se ciles matet me miliarda dollare, nderkaq eshte nje nder njerezit te cilet i kane mbyllur deren depertimit kinez ne tregun boteror.
Lens teknologjia e saj (Lens Technology) sot eshte njera nder prijataret e distribuesve boterore te qelqit, i cili perdoret per prodhimin e ekraneve te laptopeve, tableteve dhe aparateve celulare, duke perfshire iPfone Aply dhe Galaxy Samsung,
Kjo kineze e suksesshme eshte lindur me 1970 ne nje familje shume te varfer ne Provincen Hunan, si me e vogla nga tre femijet e tjere. Babai i saj ka qene zanatli i shkathet i cili gishtin dhe syte i ka humbur ne fatkeqesi ne pune, nderkaq pa nene ka mbetur ne moshen 5 vjeçe.
Per t’i ndihmuar familjes se saj dhe per te fituar pak para ka punuar, ka ndihmuar ne kultivimin e derrave dhe patave, ndersa njekohesisht ne shkolle ka qene e shkelqyeshme.
Mirepo, per shkak te gjendjes se keqe materiale eshte detyruar ta braktise shkollen sapo i ka mbushur pesembedhjete vjeç dhe eshte shperngulur te daja ne Provincen Guandgong.
Aty eshte punesuar ne fabriken e cila ka prodhuar qelq dhe thjerreza per ore, me meditje prej vetem 1 dollare ne dite.
Ne krijimin e furnizuesit global, Zhou ka percaktuar nje klase te re ne mesin e ndermarreseve ne Kine te cilat e kane fituar pasurine e tyre, duke filluar nga zeroja, nje gje e rralle kjo ne boten e biznesit.
Ne Japoni, nuk ekziston asnje miliardere qe ka bere vete pasurine e saj, sipas ‘Forbes’-it. Ne SHBA dhe Evrope, shumica e femrave qe jane miliardere pasurine e tyre e kane siguruar nga trashegimite. Asnje shtet nuk ka me shume miliardere te bera vete sesa Kina.
Partia komuniste, nen Mao Cedunin, ka promovuar barazine gjinore, gje qe u ka ndihmuar femrave pas paraqitjes se kapitalizmit.
Ne nje shtet me pak ndermarres, ndermarresit si Zhou ishin ne gjendje qe ta arrijne suksesin ne biznes ne vitet 1990 derisa po ngrohej motori i ekonomise kineze.
Aksionet e saj ne kompanine ‘Lens Technology’, jane te vlefshme mbi 6.7 miliarde dollare.
Ajo shume rralle jep intervista dhe shume rralle ben paraqitje publike. Gruaja elegante me fytyre te pafajshme, me syze, eshte e rafinuar dhe kerkuese.
Ajo kerkon nga menaxheri i pergjithshem qe te ulet drejte gjate mbledhjeve. Megjithate, ajo rrezaton simpati dhe perulesi, pranim i heshtur ky qe gjerat shume lehte do te mund te kishin perfunduar ndryshe.
“Ne fshatin ku jam rritur, shume vajza nuk kane mundur te zgjedhin a te shkojne apo jo ne shkolle te mesme. Ato jane fejuar ose martuar dhe kane kaluar tere jeten ne ate fshat”, ka thene ajo ne nje interviste ne zyren e saj ku e kishte nje statuje te Mao-s dhe nje kompjuter ‘Mac’.
LEXO TE NGJASHME