Kater ide si t’i menaxhoni financat personale

0000fi

Menaxhimi i financave personale eshte nje teme e cila nuk mesohet ne shkolle, por eshte diçka me te cilen te gjithe do te ndeshemi nje dite.
Prandaj per t’i menaxhuar me mire financat dhe per te pasur jeten me te kollajshme, duhet t’i ndiqni kater hapa.

1. Krijoni nje buxhet

Per nje muaj gjurmojini shpenzimet tuaja, ndonese nuk eshte e thene te limitoni blerjet, pasi ky eshte pikerisht muaji per te krijuar idene se me çfare po i harxhoni me se shumti parate tuaja. Ne fund te muajit shikoni listen dhe evidentoni produktet apo sherbimet te cilat ju kushtojne me se shumeti. Shikoni rendesine qe kane keto shpenzime ne jeten tuaj dhe perpiquni te evitoni disa nga keto blerje, sa me shume te keni mundesi, por pa e ngushtuar veten shume.
Perpiquni te jeni sa me te drejte kur beni nje bilanc ne leter per shpenzimet tuaja, si dhe mbi vleren qe do shpenzoni, pasi ne fund te fundit ato jane parate tuaja.

2. Shpenzojini parate ne menyre te suksesshme

Shpeshhere blejme produkte, te cilat i perdorim vetem njehere gjate jetes tone dhe me pas ju fshijme vetem pluhurin. Nje menyre e mire per te evituar blerjen e produkteve te tilla eshte t’i marrim ato me qira. Ne kete forme perveç se shpenzojme me pak para, na ndihmon te jemi me te kujdesshem ne mirembajtjen e produktit. Nje tjeter opsion per t’i shpenzuar parate ne menyre sa me eficente eshte dhe pajisja me nje karte krediti. Nese nuk keni besim tek vetja dhe mendoni se nuk i rezistoni nje karte krediti, mund ta kyçni ne dollap, por mjafton te keni nje te tille. Shpeshhere kartat e kreditit jane shume te rendesishme per tu stabilizuar, apo per te dale nga situata.

3. Beni investime inteligjente

Perpiquni te njiheni me opsione te ndryshme investimesh. Ndersa rritemi kuptojme se bota financiare eshte shume me e nderlikuar se ajo qe e kishim menduar. Krijoni perparesi duke çuar nje pjese te parave tuaja ne nje llogari qe mund t’u duhet kur te dilni ne pension, shkruan Telegrafi. Nese e njihni mire tregun mund te investoni ne aksione te ndryshme. Te besh investime te zgjuara do te thote qe te investosh per veten dhe te ardhmen tende, ja pse te kesh nje mbulim te mire sigurimi eshte shume e rendesishme. Njerezit e zgjuar presin te paprituren, ne kete forme ju do te jeni te sigurt perpara çdo te papriture.

4. Krijoni fond emergjence

Ju duhet te hiqni disa para menjane, duke pretenduar se nuk i keni, ne menyre qe te krijoni nje fond emergjence. Ne rastet e emergjences, parate te nevojiten menjehere dhe procedurat neper banka kerkojne pak kohe, qofte edhe nese i permbushni te gjitha kriteret per te marre nje hua. Atehere zgjidhja me e mire eshte te keni keto para menjane te cilat do t’ju vijne ne ndihme menjehere.

LEXO TE NGJASHME

ALBEST.AL

Ky website kontrollohet dhe menaxhohet nga Albest.al. Të gjitha materialet , përfshirë fotografitë, janë e drejta autoriale e Albest.al. Materialet nuk mund të kopjohen, riprodhohen, ripublikohen, modifikohen, transmetohen, ose distribuohen në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të Portalit Albest.