Keshilla per tu bere nje menaxher efektiv

AJDKADHDUADHAJ7878

Prej kohesh ekziston miti se menaxheri dhe lideri jane e njejta gje, por kjo nuk qendron. Jo çdo lider mund te jete nje menaxher, por çdo menaxher duhet te jete nje lider. Ky i fundit eshte nje kalim i veshtire qe kerkon kohe dhe njohje te mire te karakteristikave te liderit.

Me poshte po ju njohim me disa prej ketyre karakteristikave:

Menaxheri jep pergjigje ndersa lideri ben pyetje

Te japesh vetem urdhra do te beje qe stafi te kthehet kundra jush. Do te ishte mire qe te pyeten vazhdimisht punonjesit: “Çfare mendimi keni per kete ide?”. Perfshirja e njerezve ne procesin e vendimmarrjes do te beje qe urdhrat te percillen indirekt dhe ne nje forme me te pranueshme. Ne kete menyre mund te nxitet kreativiteti dhe motivimi i stafit.

Menaxheri kritikon gabimet, lideri terheq vemendjen indirekt

Venia ne dukje direkt e gabimeve ndaj punonjesve do te shkaktoje tek ata nje ndjenje sikleti dhe nervozizmi. Nje lider efektiv duhet t’i jape punonjesit nje mundesi per te mesuar dhe per te kuptuar vete gabimet.

Menaxheri rralle vlereson, lideri vlereson edhe permiresimin me te vogel

Qe nje lider te jete i suksesshem duhet me patjeter te gjeje kohe per te njohur apo vleresuar edhe arritjet me te vogla te punonjesve. Kjo do te beje qe interesi i tyre te shtohet dhe te punojne akoma me teper.

Menaxheri fokusohet tek gjerat negative, lideri thekson pozitivet

Fokusimi vetem tek gabimet e nje punonjesi apo projekti nuk le hapesire per permiresim. Qe te jesh nje lider i suksesshem duhet qe te fillosh duke vleresuar punen, me pas te vazhdosh me disa kritika dhe te perfundosh serish duke vleresuar.

Menaxheri kerkon vleresim personal, lideri vlereson ekipin e vet

Per çdo arritje personale te paret qe vleresohen jane menaxheret, por qe drejtimi i ekipit te kete sukses duhet qe keto vleresime t’i percillen edhe stafit te punes. Eshte e rendesishme qe nje lider te kuptoje rendesine e vleresimit te ekipit te punes. Kjo shperblehet ne nje periudhe afatgjate me krijimin e nje kulture kompanie ku punonjesit punojne gjithnje per te pasur sukses si ekip. 

LEXO TE NGJASHME

ALBEST.AL

Ky website kontrollohet dhe menaxhohet nga Albest.al. Të gjitha materialet , përfshirë fotografitë, janë e drejta autoriale e Albest.al. Materialet nuk mund të kopjohen, riprodhohen, ripublikohen, modifikohen, transmetohen, ose distribuohen në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të Portalit Albest.