Sekretet  baze qe te mos rrezikosh vendin e punes

 

36bad job offer

Ka disa gjera te cilat eshte gjithmone me mire ti mbani per vete. Ti tregoni botes rreth tyre, thjesht nuk do tu sjelle asnje gje te mire.

Edhe pse mund te keni nevoje ndonjehere t’i thoni ato me ze te larte, duhet ta dini qe pasi t’i thoni nuk do te ndryshoje asgje. Keshtu qe me mire te mos i dine te gjithe njerezit qe iu rrethojne.

1. Mos tregoni me detaje planet tuaja ambicioze

Qendroni te rezervuar persa i perket ambicieve dhe planeve tuaja, te pakten deri ne momentin qe arrini t’i permbushni ato. Ndonjehere planet tuaja mund te mos jene te miremenduara apo mund te kene gjera per te cilat do te ndryshoni mendje, prandaj nuk eshte e nevojshme t’ia u thoni te gjitheve dhe me pas te justifikoni çdo ndryshim qe del gjate rruges. Gjithashtu mos harroni qe gjithmone mund te jete dikush i gatshem per te zene vendin tuaj apo t’iu vjedhe idete.

2. Mos tregoni gjithmone per veprimet humane qe beni

Te beni diçka te mire per dike dhe te mos prisni nje shperblim, iu ben ju nje njeri akoma me te mire. Sa here qe tregoni sesa e keni ndihmuar dike, apo sesa bamiresi keni bere duket sikur po kerkoni qe kjo gje t’iu kthehet mbrapsht. Zakonisht kjo sjellje merret per arrogance nga te tjeret. Gjithsesi ju mund ta ndani kenaqesine tuaj rreth asaj qe bete me nje person te afert, i cili nuk do te gjykoje se sa here do e permendi ate qe keni bere.

3. Mos tregoni me çdo detaj menyren tuaj te jeteses

Nuk ia vlen te mburreni per gjerat qe beni apo per menyren sesi jetoni. Qofte edhe per faktin se po ndiqni nje diete apo zakone te ndryshme qe mund te keni. Shpesh here mund te gjykoheni keq per nje zakon tuajin, pavaresisht se ju realisht mund te jeni shume me ndryshe.

4. Mos tregoni problemet tuaja familjare

Ketu nuk behet fjale vetem per konfliktet brenda familjes. Eshte e rendesishme te mos tregoni as detaje personale te familjareve tuaj, te cilat ata nuk duan t’i ndajne me te tjeret. Nuk duhet te tregoni direkt çdo konflikt te vogel qe mund te keni apo hatermbetje, shkruan Anabel. Mos harroni, qe gjithmone familja eshte ajo qe keni prane me shume se kushdo.

5. Mos tregoni gjera te pakendshme qe dini per te tjeret

Nuk eshte e kendshme te tregoni veprimet apo fjalet e keqija qe te tjeret mund te kene thene. Personi qe iu degjon teksa i tregoni keto gjera, vihet ne siklet dhe ndonjehere nuk ka fare deshire te zbuloje gjera te shemtuara per dike tjeter. Gjithashtu duke bere kete gje, ju jepni pershtypjen e nje njeriu qe gjithmone flet pas kraheve dhe kjo gje si pelqen askujt.

LEXO TE NGJASHME

ALBEST.AL

Ky website kontrollohet dhe menaxhohet nga Albest.al. Të gjitha materialet , përfshirë fotografitë, janë e drejta autoriale e Albest.al. Materialet nuk mund të kopjohen, riprodhohen, ripublikohen, modifikohen, transmetohen, ose distribuohen në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të Portalit Albest.