7 hapa drejt suksesit te qendrueshem financiar
Arritja e suksesit të qëndrueshëm financiar, si çdo gjë e rëndësishme në jetë, kërkon kohëne vet dhe mbështetjen mbi parime të shëndetshme të menaxhimit financiar.
Njëherazi, sfidat dhe mundësitë e ekonomisë së tregut janë të shumta, ndaj mbështetja te parimet e shëndetshme financiare mbetet thelbësore për suksesin e vazhdueshëm në fushën personale si dhe atë profesionale.
Për shumicën prej nesh, menaxhimi financiar fillon që në gjirin e familjes me parime thelbësore si ‘kursimi’ dhe ‘mirëmenaxhimi i shpenzimeve’. Por nëse duam të jemi të suksesshëm në afat-gjatë, atëherë na nevojiten parime që mund të na udhëheqin përtej kursimit dhe drejt investimit dhe dhurimit!
Në këtë këndvështrim, këshillat dhe sugjerimet praktike të autorit Dave Ramsey (Deiv Razei) i kanë ardhur në ndihmë miliona personave duke i ndihmuar të shkojnë drejt suksesit të qëndrueshëm financiar.
Dave Ramsey është një ekspert dhe autor i shumëshitur financiar nga Amerika. Prej rreth 20 vitesh, ai këshillon, shkruan dhe prezanton në lidhje me financat në të gjithë Amerikën veriore, si dhe nëpër botë.
Ky shkrim synon t’ju prezantojë shkurtimisht me këshillat apo ‘hapat’ bazë që ai sugjeron ofron dhe prezanton rregullisht.
Këshillat e tij sugjerojnë hapa konkretë për të ndryshuar situatën tuaj financiare duke filluar nga çlirimi nga borxhi; drejt kursimeve; dhe investimeve për një të ardhme më të mirë.
Ai e thekson vazhdimisht se këshillat që ai jep janë të lehta për t’u kuptuar, por jo të lehta për t’u aplikuar pasi kërkojnë kohë dhe përkushtim për t’u aplikuar siç duhet.
Dave i përmbledh këshillat e tij kështu:
Hapi 1: Krijoni një fond urgjencash
Hapi 2: Filloni të paguani borxhet duke filluar me më të voglin
Hapi 3: Krijoni një fond kursimesh për shpenzimet e 3-6 muajve
Hapi 4: Investoni 15% të të ardhurave në një fond pensioni
Hapi 5: Investoni për shkollën e fëmijëve
Hapi 6: Paguani sa më shpejt kredinë e shtëpisë
Hapi 7: Investoni më tej për t’u pasuruar dhe dhuroni!
Përtej listës së mësipërme që mund të jetë disi e vështirë për t’u përvetësuar plotësisht, ju sugjerojmë të shihni disa prej videove të tij në YouTube, si dhe të lexoni shkrimet që ai publikon rregullisht në faqen e tij në internet.
LEXO TE NGJASHME