Marketingu qe ndjekin kinezet ne progresin e biznesit
Shpesh thuhet që kinezët, kur merren me biznes, jane si britanikët, pra priren të jenë konservatorë dhe të ngurtë në situata formale. Sa është e vërtetë kinezët janë miqësorë dhe lehtësisht të afrueshëm. Vendimet e marra në takimet formale arrihen prej tyre në rrugë krejt të ndryshme nga rrugët që përdoren në mbledhjet zyrtare.
Njerëzit kinezë të qarqeve të biznesit janë tepër të përqëndruar te përpikëmëria, kështu që është shumë e rëndësishme të jeni ose pak më herët ose në kohë për takimet e biznesit, qofshin këto formale, qofshin zyrtare. Në takimet formale, vizitorëve u duhet të takohen me shumë biznesmenë në të njejtën kohë.
Është e rëndësishme, gjithashtu, që, kur të hapni ose të filloni përshëndetjen tuaj, të paraqitni fillimisht personin e pozicionit më të lartë dhe pastaj vazhdoni paraqitjen e personave me pozicion më të ulët duke arritur te më i ulti i kompanisë ose grupit tuaj. Normalisht kur të shtrëngoni duart me një zyrtar ose biznesmen kinez, është e sjellshme të përkulni pak kokën përpara, por jo të gjithë trupin.
Zakonisht kur mbarojnë paraqitjet, fillojnë shkëmbimet e kartëvizitat. Tregohesh i sjellshëm, nëse e dorëzon kartën tënde duke i mbajtur ato në pëllëmbët e të dyja duarve me pamje nga lart. Po ashtu duhet t’i pranosh kartat e tyre me të dyja duart. Megjithatë, një mënyrë e tillë mund të mos jetë shumë praktike, prandaj ju duhet ta gjykoni situatën sipas rastit. Sa më formal të jetë rasti, aq më shumë do të vlerësohen traditat e ritualet dhe ndonjëherë ato do të jenë të mirëpritura. Është e rëndësishme për bisnesmenët perëndimorë të marrin shumë karta biznesi dhe të paraqesin literaturë në të dyja gjuhët.
Kur shkëmbimet formale të kartave të biznesit dhe shtrëngimet e duarve mbarojnë, ju zakonisht do të ftoheni të uleni, dhe uqshime e pije të llojeve të ndryshme do t’ju shërbehen. Në shumicën e rasteve do t’ju shoqërojë çaji kinez. Ka shumë lloje çajrash, megjithatë pothuaj të gjithë ato do të jenë me gjethe dhe do të shërbehen në filxhana çaji kinezë të vegjël. Në shumicën e herëve gjethet do të bien në fund dhe gjatë kësaj kohe bëhen biseda të zakonshme rreth udhëtimit, vizitës dhe familjes.
Në shumicën e rasteve ju do të jeni të ulur rreth një tavoline të rrumbullakët, sepse kinezët e konsiderojnë tavolinën katrore të keqe. Cepat e kësaj lloj tavoline janë jo të mirë dhe nënkuptojnë fat të keq.
LEXO TE NGJASHME