Si t'i shpetoni stresit te festave me vetem 5 hapa

0strees

Festat e fundvitit ofrojne natyrisht nje atmosfere te ngrohte dhe te kendshme, megjithate per disa persona ato mund te jene nje makth i vertete.

Po flasim per ato qe duhet te pergatisin gjithçka per nje darke perfekte, ata qe shkeputen nga jeta aktive dhe do deshironin me mire te shkonin ne pune sesa te pergatiten per Vitin e Ri, apo te tjere qe thjeshte nuk i presin me shume pozitivitet mbledhjet familjare. Po ju japim 5 keshilla te mira per t’i mbijetuar kesaj periudhe te zjarrte.

Ngadaleso ritmin

Jeni me pushime dhe rrjedhimisht duhet te ngadalesoni ritmet tuaja. Nuk eshte e nevojshme qe gjate kesaj kohe te beni te njejtat gjera qe beni normalisht. Nese festat te detyrojne qe te jesh mjaft e impenjuar me shtepine, kuzhinen apo ftesat, eshte normale qe niveli i stresit te rritet. Ndaj, perpiquni te programoni me mire kohen tuaj, kerkoni ndihme, delegoni nje pjese te puneve dhe mesoni t’u thoni, “Jo, faleminderit!”, te gjitha ftesave.

Mos kerko perfeksionin

Vleresoni gezimet e vogla te diteve festive. Mund te duket klishe, por eshte nje thenie antike dhe e mençur qe vlen gjithmone kur jeni duke kerkuar lumturine. Nese pema e Vitit te Ri nuk i permbushi pritshmerite tuaja, te pakten kenaquni me kujtimet qe ju zgjohen sa here riktheheni ne shtepine e prinderve. Te kerkosh perfeksionin i rrit shume pritshmerite dhe shanset jane te medha qe te mbeteni te zhgenjyer.

Trego mirenjohje dhe falje

Marredheniet me te afermit dhe familjaret nuk jane gjithmone ne formen me te mire. Megjithate, festat e fundvitit jane te perkryera per te sistemuar raportet dhe per te lene pas merite. Tregoni mirenjohje per familjen qe keni prane dhe falni problemet e se shkuares. Nese vjehrren apo kunaten e keni vertet te pamundur ta duroni, me vullnet me mire mund te lini menjane gjithçka qe ju ndan dhe te gjeni nje mundesi bashkejetese vetem per pa dite. Nese nuk arrin te besh asgje per te duruar te rriturit, kalojeni kohen duke luajtur me femijet dhe do te argetoheni shume.

Beni levizje

Gjate diteve te festave mundohuni te gjeni nje moment per te bere disa ushtrime fizike. Me mire do ishte qe te benit nje shetitje ne mengjes ne ajer te paster, kjo do t’i sherbente humorit te te gjitheve. Gjate kesaj periudhe te vitit shume vuajne nga luhatjet e humorit per shkak te diteve te shkurtra. Gjithashtu, konsumi i ushqimeve hiper-kalorike, te mbushura me sheqer dhe yndyre ju ben me te plogesht, ndaj levizjet jane te domosdoshme per t’ju dhene me shume energji dhe humor te mire.

Shkeputuni

Hapi i fundit eshte me i veshtire nga te gjithe. Duhet te shkeputeni nga gjithçka, nga çdo lidhje me boten. Puna, rrjetet sociale dhe komunikimi me miqte e larget nuk do t’ju bej absolutisht te ndjeheni me mire. Edhe pse duket si diçka per te kaluar kohen, duke komunikuar me “pjesen tjeter te botes” nuk do arrini te gjeni paqe me vetveten, apo te degjoni zerin tuaj me te thelle qe ju tregon se cilat jane deshirat dhe objektivat qe do te keni vitin e ardhshem.

LEXO TE NGJASHME

ALBEST.AL

Ky website kontrollohet dhe menaxhohet nga Albest.al. Të gjitha materialet , përfshirë fotografitë, janë e drejta autoriale e Albest.al. Materialet nuk mund të kopjohen, riprodhohen, ripublikohen, modifikohen, transmetohen, ose distribuohen në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të Portalit Albest.