12 gjera qe nuk i dini mbi parate
Si funksionon kartmonedha plastike e anglezeve? Cila eshte monedha me e shkembyeshme ne bote? A dine mamjumet te perdorin parate? Cili eshte personazhi historik qe shfaqet me shume ne kartmonedha? Cili eshte ndryshimi mes monedhes virtuale dhe kriptomonedhes? 12 kuriozitete te vogla mbi parate.
Pardesy, jane monedha plastike prej 5 sterlinash qe u hodhen ne qarkullim 13 shtator 2016 nga Banka e Anglise. Kane ne perberje material polimerik dhe zgjasin 2.5 here me shume se ato te vjetrat. Vitin e kaluar 21.835 u nxoren nga qarkullimi sepse ishin te kafshuar nga kafshet, prishur nga lavatriçja ose te grisura. Jane te veshtira per tu falsifikuar pasi kane nje shtrese transparente dhe perkullen me me lehtesi ne xhepa, dhe portofole pa u demtuar. Jane pro ambjentale, mund te riciklohen ne material te tjera plastike. Perpos figures se Mbretereshes kane edhe ate te Uinston Cercillit. Nuk eshte nje risi, pasi kartmonedhat e para plastike u hodhen ne qarkullim ne Australi ne vitin 1992 dhe qe atehere ne disa vende si Zelanda e Re dhe Rumania.
Kjo eshte kartmonedha e fundit e hedhur ne vitin 2008 nga Banka Qendrore e Zimbabve dhe ka vlere e 100 miliardeve me dollaret e Zimbabve. Ka vlere te larte, por me ate nuk blihet me shume se nje abone javore autobuzi. Ky shtet po kalon nje krize inflacioni te tmerrshem. Cmimet rriten brenda dites dhe banoret dalin me çanta plot me monedha per te bere shpenzime. Per te marre masa Banka Qendrore nga 15 qeshori i 2015 lejon konvertimin e dollareve te vjeter te Zimbabve ne dollare amerikane me konvertimin e tmerrshem 1dollar amerikan me 35 miliarde nga dollaret e vjeter te Zimbabve.
Ne vitin 2005 kerkuesit nga Universiteti i Jeillit treguan se majmunet kapuçino (cebus capucinus), te stervitur, mesuan si ta perdorin monedhen per te bere shkembime. Gjate eksperimentit majmunet treguan edhe disa shkathtesi financiare: disa I vidhnin monedhat, te tjere i perdornin per te mbledhur te mira materiale dhe per ti shitur, por nuk pati asnje majmum qe I perdori parate per favore seksuale.
Gjate Luftes se dyte Boterore, nazistet falsifikuan sterlina angleze me vleren e 134.610.810 paundeve. Qellimi ishte destabilizimi i ekonomise britanike. Sot e kesaj dite sterlinat fallco gjermane konsiderohen punimet me te mira te realizuara ndonjehere dhe eshte e pamundur ti dallosh nga ato te verteta. Parate u perdoren edhe nga nazistet per te liruar Musolinin ne Kampo Imperatore.
Portreti i Mbretereshes Elisabeta shfaqet ne 33 vende. Emetimi i pare i saj u be ne 1935, ne monedhen kanadeze, kur Mbreteresha ishte 9 vjeçe. Monarku britanik eshte shefi i shtetit per te gjitha vendet antare te Komonuelthit britanik
Eshte e veshtire ti dallosh monedhat e reja. Ne vitin 1965, kur Australia emetoi sterlinen per te patur nje monedhe te veten, perpara se te zgjidhte fjalen dollar qarkulloi disa emra mes te cileve Kanga pe kangur apo Emu.
Monedha me e perdorur? Padyshim dollari. Ndiqet nga Euroja, Sterlina Angleze, Juani kinez, dhe Jeni japonez.
Jo te gjitha monedhat dixhitale jane te njejta. Ka ndryshim mes monedhes virtuale dhe kriptovalutes. Monedha virtuale u percaktua ne vitin 2012 nga Banka Qendrore Europiane, nje lloj paraje dixhitale jo e rregulluar qe emetohet dhe kontrollohet nga vete krijuesit dhe perdoret mes antareve te nje komuniteti te caktuar, tipi i dollareve linden te Second Life. Nje kriptovalute tipi i Bitkoin, eshte nje nen valute dixhitale qe perdor kriptografine per sigurimin ne menyre qe te jete e veshtire per tu falsifikuar. Nuk emetohen nga nje autoritet qendror.
Mes arsyeve te revoltes studentore ne Rangoon (Burma) te 1988, gjate te ciles Aung San Suu Kyi u be ikone e lirise ne te gjithe boten, ishte edhe nje vendim I presidentit Ne Ein per te anulluar te gjitha monedhat qe nuk plotpjestoheshin me 9. Numrat me fat per tu stampuar ishin 45 dhe 90 Kyat, vendimi anulloi vleren e kursimeve te qytetareve. Protestat zgjaten disa muaj dhe 10 mije demostrues u vrane nga ushtria.
Ne vitin 1932, qyteti austriak i Worgl-ut arriti te zvogelonte ne menyre te kenaqshme papunesine nepermjet nje emetimi te nje monedhe te re qe humbte 1 per qind te vleres se saj per çdo muaj qe nuk perdorej. Personat ishin te motivuar per ta shpenzuar meqe humbte vleren, ne kete menyre qarkullohej me shume para me rritjen e vendeve te punes. Gjate viteve te krizave shume qytete ne USA perqafuan sisteme te tilla derisa Banka Qendrore Austriake dhe presidenti Ruzvelt deklaruan te jashteligjshme monedhat e reja.
Ne vitin 2004 Central Bank Counterfeit Deterrence Group i kerkoi Adobes, sipermarrja qe prodhon fotoshopin, tua bente te pamundur perdoruesve per te marre dhe modifikuar me fotoshop imazhet te lidhura me kartmonedha amerikane. Vereni te skanoni nje kartmonedhe dhe ky eshte mesazhi qe do te merrni.
Ne vitin 2011, site Airbnb publikoi lajmerimin per te dhene me qera te gjithe principaten e Likteinshteinjit me 70 mije dollare nata. Qiramarresi mund te kishin emra rrugesh, te prodhonin monedha, por kjo ide nuk ishte e re. Ne vitin 2003 Karl Scheärzler dhe shteti i Linteshtejnt fituan l’IG Nobel per ekonomine qe e dhane me qira te gjithe shtetin per kongrese, martesa dhe raste te tjera
LEXO TE NGJASHME