FJALOR EKONOMIK SHQIP - INDEKSI

15300670 1845621269008774 1385701879 n

FJALOR EKONOMIK

GERMA B

BANKAR

Qe ka te beje me banken, i bankes; qe lidhet me veprimet e bankes. Agjenci
bankare. Veprime bankare. Sistem (rregull, sherbim) bankar. Hua (llogari)
bankare. Detyrim (kredit, interes) bankar. Kapitali bankar. Çek bankar.

BANKENOTE
Leter me vlere, me prerje te caktuar, qe e ve ne qarkullim si para nje banke.
Zhvleftesimi i bankenotave. Nxori bankenota.

BARAZUAR
Qe del me shpenzime e te ardhura (me debi e kredi) te barabarta; i
mbyllur, i shuar. Llogari e barazuar. Buxhet i barazuar.

BARTJE
Mbartje. Bartje llogarie

BEJ
Ben xhiro. shet mallin a qarkullon parate.

BILANC
Perfundim qe del nga krahasimi i te ardhurave me shpenzimet, kur
mbyllim nje llogari; pasqyra permbledhese me kete perfundim. Bilanci vjetor
(mujor). Bilanc permbledhes. Bilanc aktiv bilanc, ne te cilin te ardhurat jane me
te medha se shpenzimet. Bilanc pasiv bilanc ne te cilin shpenzimet jane me te
medha se te ardhurat. Bilanci i pagesave. Bilanci i fuqise punetore. Bilanci i
ndermarrjes. Pasqyra e bilancit. Hartimi i bilancit. Bej (nxjerr, mbyll, paraqit).
bilancin.

BILETE
Kartemonedhe, bankenote. Bilete banke (bankare).

BORDERO
1. Liste qe permban emrat e punonjesve te nje ndermarrjeje a te nje institucioni,
pagen e secilit dhe vendin per nenshkrimet; liste pagese. Borderoja e rrogave.
Nenshkruaj borderone.
2. Liste, ku jane shenuar llogarite ose emrat e sendeve qe merren ne dorezim;
inventar. Borderoja e dorezimit.

BRUTO
Qe eshte se bashku me shpenzimet e bera (per fitimin e te ardhurat);
kund. neto. Te ardhura bruto.

BUJQESOR
Banke bujqesore institucion financiar shteteror i cili kryen te gjitha veprimet bankare
qe kane te bejne me ndermarrjet bujqesore.

BUXHET
Plan financiar kryesor i nje shteti, shuma e parashikuar e te ardhurave
dhe e shpenzimeve te nje shteti sipas degeve te ndryshme dhe per nje kohe te
caktuar; pasqyre qe jep kete parashikim. Buxheti vjetor. Buxheti shteteror (i
shtetit). Buxheti kombetar. Buxheti per zhvillimin e ekonomise. Buxheti per
arsimin e kulturen. Pasqyra e buxhetit. Miratohet (shpallet) buxheti.

BUXHETOR
1. Qe ka te beje me buxhetin, qe lidhet me buxhetin; qe i perket buxhetit, i
buxhetit. Politika buxhetore. Viti buxhetor. Fonde (shpenzime) buxhetore.
Pasqyra buxhetore.
2. Qe e kryen veprimtarine e vet ne baze te nje fondi vjetor te caktuar nga
shteti. Institucion buxhetor.

Hello World!

LEXO TE NGJASHME

ALBEST.AL

Ky website kontrollohet dhe menaxhohet nga Albest.al. Të gjitha materialet , përfshirë fotografitë, janë e drejta autoriale e Albest.al. Materialet nuk mund të kopjohen, riprodhohen, ripublikohen, modifikohen, transmetohen, ose distribuohen në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të Portalit Albest.