13 cilesite qe ju bejne nje njeri me karakter te forte

00karaktt

Ndoshta nuk mund te keni nje karakter te forte, por nje personalitet te tille mund ta kalisni. Njerezit e forte nuk kane as me pak e as me shume veçse 13 cilesite e meposhtme.

1- Dini si te balanconi emocionet me logjiken. Mos lejoni qe emocionet tuaja te mposhtin logjiken sa here duhet te merrni ndonje vendim te rendesishem. Nese keni karakter te forte, atehere dini si ti balanconi te dyja.

2- Dini si ta shpenzoni kohen tuaj. Shumica prej nesh mund te gjeje nje mije justifikime per t’ju shmangur pergjesive dhe puneve qe duhen mbaruar ne kohe. Por personat e forte, fokusohen tek ajo cfare ata vertet duan te bejne pa humbur kohe me pune joproduktive.

3- Dini sesi te pershtateni me ndryshimet. Jeta ndryshon vazhdimisht dhe disa e kane te veshtire te pershtaten me ndryshimet duke u perpjekur thjesht per t’ju rezistuar atyre. Karakteret e forte pershtaten shpejt me cdo lloj ndryshimi.

4- Perballeni me “fobite” tuaja. Shume njerez i shmangin ato; te tjere perballen me to thjesht per t’u dukur mire. Por personat e forte menderisht nuk kane asgje per te provuar. Ata perballen me cdo veshtirsi pa dhene ndonje reagim.

5- Mesoni nga gabimet tuaja. Njerzit me karakter te forte as nuk justifikohen dhe as nuk I fshehin gabimet nga te tjeret ata thjesht perpiqen te mesojne prej tyre.

6- Festojne sukseset e te tjerve. Ne vend qe te mbylleni ne shtepi nga xhelozia , urojini miqte, koleget per sukseset e tyre. Kjo ju ben nje person me me vlera.

7- Merrni vendime sipas vlerave tuaja. Nese jetoni duke njohur aftesit, vlerat dhe i merrni vendimet tuaja duke marre parasysh prioritet tuaja, me siguri qe vendimet tuaja nuk do te behen kurre lemsh.

8- Fokusoheni ne permiresimin e aftesive tuaja dhe jo per ti treguar ato tek te tjeret. Ne pergjithsi synohet te permirsojme aftesite tona per te marre aprovimin nga te tjeret por kete nuk e bejne ata qe kane karakter te forte. Ata vazhdimisht kerkojne me shume nga vetja por jo per te tjeret.

9- E dini se durimi eshte celesi i suksesit. Personalitet e medha e dine se ndoshta u duhet edhe nje kohe e gjate deri sat e marrin frytet e punes.

10- I shikoni veshtiresite si nje mundesi. Cdo problem qe ju del perpara eshte nje mundesi per ju qe te shikoni dhe te permirsoni aftesite tuaja. Njerzit zakonisht acarohen kur ndeshem me nje problem, por jo tipat e forte. Ata I pranojne sfidat per tu bere akoma me te suksesshem.

11- Ngriheni perseri sa here qe rrezoheni. Per njerzit e forte renia nuk eshte perfundimi I nje rruge por, fillimi I saj.

12- Optimiste dhe realist ne te njejten kohe. Para cdo pengese kjo kategori liderash eshte gjithnje positive por edhe me kembe ne toke.

13- Jeni gjithnje gati per te mesuar. Nje dite e re, person i ri, eksperience e re. Personat e forte jane gjithnje gati te mesojne rreth cdo gjeje qe u del perpara

Hello World!

LEXO TE NGJASHME

ALBEST.AL

Ky website kontrollohet dhe menaxhohet nga Albest.al. Të gjitha materialet , përfshirë fotografitë, janë e drejta autoriale e Albest.al. Materialet nuk mund të kopjohen, riprodhohen, ripublikohen, modifikohen, transmetohen, ose distribuohen në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të Portalit Albest.