Si t'i influenconi fort te tjeret, me keta pese hapa te perditshem

00000000000000000000000000000 influenc

 

1. Fito besimin e te tjereve

Themeli per gjithçka qe lidhet me udheheqjen tuaj duhet te ndertohet mbi besimin. Ne librin e tij fenomenal “Shpejtesia e Besimit”, Stephen Covey thote se nje ekip me besim te larte do te prodhoje rezultate me te shpejte dhe me kosto me te ulet. Urtesia tradicionale thote qe njerezit duhet te fitojne me pare besimin, apo jo? Por, eshte gjetur se, ne organizata te shendetshme, udheheqesit me nje mendesi sherbyesi jane te gatshem per te dhene fillimisht besim per ndjekesit e tyre, dhe ata e japin si dhurate, edhe para se te fitohet prej tyre.

2. Hiqni dore nga egoja juaj

Nje ego e semure mund te jete nje barre per kryerjen e punes. Pyetni Kenneth Lay (e ndjere), ish CEO i Enron. Nje lider me nje ego te shendetshme eshte ai qe ka zoteruar ekuilibrin paradoksal te perulesise personale me besimin dhe vendosmerine e forte. Kjo eshte nje udheheqes qe ju do te donit te ndiqnit, sepse ai ose ajo eshte i sigurt.

3. Demonstroni kompetence

Sigurisht, nje karakter te forte ne sherbim te te tjereve eshte vendimtar per te terhequr njerezit. Por besimi del nga dritarja proverbiale, ne qofte se ju nuk mund te demonstroni njohuri dhe ekspertize ne fushen tuaj, ose ne industrine qe do e shpjere perpara vizionin tuaj. Kjo perfshin aftesine per ta komunikuar ate vizion, me qellim qe ndjekesit te jene te angazhuar aktivisht per ndjekjen e tij. Kompetenca nderton besim tek njerezit qe ju ndjekin. Dhe besimi i tyre tek ju, udheheqesi, ne fund do te sjelle persosmeri.

4. Frymezoni te tjeret qe te gjejne zerin e tyre

Ne hierarkite tradicionale nga larte-poshte, shefat ne maje te zinxhirit ushqimor parashtrojne nje vizion, me pas perdorin pushtetin dhe kontrollin per te levizur njerezit qe ta vene ne zbatim ate vizion. Ne ekonomine e sotme sociale, lideret parashtrojne nje vizion te kompanise dhe me pas u kerkojne ndjekesve te shprehin zerin e tyre, si bashkekrijues dhe bashkekontrobues per vizionin. Frika debohet dhe njerezit jane te lire dhe te fuqizuar qe te bashkepunojne, te sjellin risi dhe te angazhohen.

5. Zhvilloni nje identitet kulturor

Kompanite si Google, Zappos, TDIndustries dhe HubSpot kane identitete te spikatur te korporates qe terheqin punonjes te mire. Zakonisht keto kultura korporate perqendrohen perreth faktit qe punonjesve u jepet pronesi e vendimeve te tyre, origjinalitet (komunikim i hapur, shprehje mendimesh, idesh dhe perspektivash), dhe ndertim komuniteti (bashkepunim, diversitet, perfshirje)

Hello World!

LEXO TE NGJASHME

ALBEST.AL

Ky website kontrollohet dhe menaxhohet nga Albest.al. Të gjitha materialet , përfshirë fotografitë, janë e drejta autoriale e Albest.al. Materialet nuk mund të kopjohen, riprodhohen, ripublikohen, modifikohen, transmetohen, ose distribuohen në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të Portalit Albest.