Pse duhet te punosh te pakten nje here si shites
Vere 2013. Nisa pune te “Yogurteria” ne Bllok, kur ishte ende nje dyqan i vockel dhe me staf te pakte. U bera nje Fruit Ninja e vertete, pasi prisja 5 kile luleshtrydhe ne dite. Mesova artin e “akullores spirale”, ndonese m’u desh pakez kohe. U perfshiva koke e kembe te dyqani, beja listen me produktet qe duheshin blere.
Por mbi te gjitha, m’u hapen syte mbi te gjithe llojet e klienteve nerv-gervishtes, dhe se sa here une vete isha sjelle ne te njejten menyre me nje shitese.
Te sqaroj nje keqkuptim: puna eshte sherbim. Qofsh me nje bluze ngjyre lejla me njolla kosi, qofsh me kostum mbrapa kompjuterit, je duke i sherbyer dikujt. Madje, ndryshe nga c’ka treguar praktika ne Shqiperi, ne nje bote ideale, njeriu nuk nis karrieren si drejtor, vec ne qofte tejet i talentuar.
Ngjitini shkallet dalengadale. Mos kini turp te punoni ne pozicione te tilla, per te mos ju thene qe jane pozicionet qe do t’ju hapin me shume syte.
Njerezit automatikisht i respektojne personat ne kostum, sepse i shohin si te barabarte e madje me lart se veten. Ndryshe ndodh kur shohin dike tjeter, ne nje pozicion te
konsideruar tradicionalisht si “te lehte”, “te kote”.
Mirepo, njeriun, ne do ta njohesh, mos shih si trajton te barabartet, por inferioret. Jo se personat qe punojne ne pozicione te tilla jane inferiore, te mos keqkuptohemi! Por nuk mund te mohohet qe shihen keshtu nga shoqeria.
Eshte nje shoqeri e cuditshme.
Sidoqofte, po ju jap 5 arsye perse duhet te punoni te pakten nje here si shites/e:
1) Kuptoni se sa keq mund te jeni sjelle me shitesit me pare
Askush nuk te kupton derisa ndodhen ne situaten tende. Kjo vlen si te jesh shites, si te jesh thjesht njeri.
Sapo ju vete te nisni nje pune si shites/e, do ta kuptoni qe edhe shitesit jane njerez, jo robote, gati edhe per komandat me qesharake.
Oh, dhe do ta urreni me shpirt shprehjen “klienti ka gjithnje te drejte”, sepse nuk eshte fare e vertete. Jam e mendimit se personi qe e ka thene ate shprehje, ka qene pronari i dyqanit, te cilit i intereson vetem fitimi, pa u interesuar aspak per gjendjen e punonjesve te tij.
Do te nisni te dalloni se sa idiote dhe te pashpirta mund te jene disa kerkesa. Do ta kuptoni se sa e pandjeshme eshte shprehja “shitesit per ate pune jane“, dhe ndonjehere “puna per shitesin” s’eshte fare pune per shitesin, e nuk e di se nga i nxjerrin klientet te gjitha keto liri!
Per shembull, s’eshte pune e shitesit te ruaje femijen tuaj qe vrapon e hedh poshte produktet nga raftet, nderkohe qe ju shihni urte e bukur punen tuaj. Po, puna e shitesit eshte te kujdeset per dyqanin, por puna juaj eshte te kujdeseni per femijen.
Per ata qe s’e dine: skllaveria eshte hequr shekuj me pare. Ekziston e drejta e punes, qe ndalon shfrytezimin e punonjesit. E keqja me e madhe eshte se njerezit jane injorante ne pune te drejtash, e te mendosh qe jane te drejtat e tyre.
A mund te thuash qe juridiku nuk sherben per gje pastaj?
Mund t’i kuptoj dhe me vjen keq per situaten kur punonjesi i shfrytezuar ka ngritur krye kunder punedhenesit dhe nuk eshte marre asnje mase ndaluese, por nuk mund t’i kuptoj ata qe s’ngrene as gishtin me te vogel per te ndryshuar gjendjen e tyre.
Nese s’te pelqen dicka, ndryshoje. Eshte shprehje qe aplikohet kudo, kurdo.
2) Kuptoni qe nuk jane te gjithe shitesit te keqinj, por thjesht ka kliente qe ta bejne per borxh
Nuk eshte se shitesit zgjohen me nje mision “Sot do ua fus sa me shume njerezve“, por kuptohet, ka edhe shites prototipa.
Jam kategorikisht kundra shitesve qe ta shesin sapunin per djathe; nuk do t’i pranoja kurre ne dyqanin tim, sepse qe nje dyqan te ece, duhet te krijoje reputacion si nje dyqan i ndershem.
E sidoqofte, kujt i pelqen te genjehet? Te jape para per dicka dhe me pas t’i dale dicka krejt tjeter? Pse t’i bejme dicka dikujt, kur nuk duam te na e bejne neve?
Pervec shitesve te lartpermendur, shitesit e tjere nuk kane qellime ogurzeza ndaj klienteve. Perse te kene, ne fund te fundit? Nese tregohen te pasjellshem, eshte sepse ate edukate kane marre, OSE sepse jane vete klientet qe sillen… e merrni me mend.
Mund te thoni “Jo, shitesi duhet te sillet mire, sido qe te sillet klienti“. Jam dakord qe me e mira e te mirave, eshte qe shitesi te sillet mire, por jo sepse eshte skllav i dyqanit, por sepse “Hapi rrugen budallait“.
3) Do te filloni te tregoheni te sjellshem me shitesit, sepse keni qene te dy ne te njejten varke
Sapo vendosesh ne vendin e dikujt, kendveshtrimi yt per ate person ndryshon dhe tregohesh ku e ku me i mirekuptueshem e i hapur ndaj tij.
Thjesht sepse shitesi ka pranuar te punoje ne ate pozicion, nuk do te thote qe ka rene dakord te trajtohet si buburrec, e madje nuk ka legjislacion qe e lejon nje trajtim te tille. Per me teper, ne pozicionin e shitesit sheh studente, te cileve u duhen para ekstra per studimet e tyre. Pervecse nuk meritojne trajtim inferior, duhen pergezuar per vullnetin qe tregojne. Fjala dhe vepra e mire nuk vret.
LEXO TE NGJASHME