"Doing Business", Shqiperia permiresohet me 32 vende
Banka Botërore deklaroi se Shqipëria ka bërë hapa të mëdha në përmirësimin e klimës së biznesit. Në raportin “Doing Business 2017”, banka raportoi se renditja e Shqipërisë u përmirësua me 32 pozicione krahasuar me një vit më parë.
Si rezultat, aktualisht Shqipëria renditet ekonomia e 58 në botë për nga klima miqësore e biznesit, kur vetëm një vit më parë renditej në vendin e 90 në botë. Kjo është renditja më e mirë historike që Shqipëria ka patur ndonjëherë në raportin i cili konsiderohet si një nga më të rëndësishmit për investitorët e huaj.
Sipas Bankës Botërore, Shqipëria ka bërë përmirësime thelbësore në 3 fusha kryesore: lehtësimin e procedurave për lejet e ndërtimit, sigurimin e energjisë elektrike për bizneset si dhe pagesën e taksave.
Sipas Bankës Botërore, me progresin e arritur këtë vit, Shqipëria ka ngushtuar ndjeshëm distancën me vendet që kanë klimën më të mirë të biznesit në botë.
LEXO TE NGJASHME