Si ta permiresoni eksperiencen e vizitoreve ne faqen tuaj.
Si marketer, sipërmarrës dhe profesionist është jetike të provosh, të testosh, të mësosh dhe të rritesh vazhdimisht, ndryshe ngelesh në klasë! Veçanërisht në botën e marketingut online, çdo ditë dalin teknika, softuerë dhe metoda të përmirësuara që më pas bëhen pjesë e strategjive të tij.
Por, edhe nëse nuk jeni marketer apo profesionist i fushës, nevoja për të mësuar vazhdimisht mbetet jetike. Në rastin e këtij shkrimi bëhet fjalë për një faqe apo shërbim që do t'iu lejojnë të vlerësoni performancën dhe efikasitetin e faqes së biznesit apo organizatës tuaj.
Faqja juaj dhe eksperienca e përdoruesit
Prirja botërore e përdoruesve të internetit është dukshëm në drejtim e pajisjeve mobile. Rrjedhimisht, kur dikush kërkon për një informacion apo për një produkt të caktuar, gjasat janë që ai/ajo do të përdorë celularin. Por çfarë ndodh kur faqja që gjen nuk ka një eksperiencë të kënaqshme në celular?
Në këtë kontekst, çdo aspekt i faqes tuaj dhe mënyrës se si ajo paraqitet në pajisjet e ndryshme, pra kompjuter, tablet apo celular, lidhet me atë që quhet “eksperienca e përdoruesit/vizitorit” (UX ose 'user experience').
Çdo eksperiencë vizitori është gati unike dhe pajisjet ndryshojnë vazhdimisht. Por falë punës së palodhur të mijëra marketerëve dhe zhvilluesve, edhe ju mund të filloni të identifikoni mjaft aspekte që lidhen me përmirësimin e kësaj eksperience.
Çfarë thonë ekspertët për këtë (në këtë rast Google)?
Mesatarisht çdo përdorues e kontrollon celularin mbi 150 herë në ditë.
Sot, shumica e kërkimeve në internet bëhen nga celulari kundrejt kërkimeve nga kompjuteri.
Ka pesë herë më shumë gjasa që vizitorët e faqes tuaj të largohen nëse ajo nuk paraqitet mirë në versionin mobil.
Thuajse gjysma e vizitorëve largohen nga një faqe në versionin mobil nëse ajo nuk hapet brenda 3 sekondave.
9-të nga 10-të persona përdorin më shumë se një ekran për të kryer veprime si rezervimi i një udhëtimi me avion apo menaxhimi i financave.
Përdoruesit shpenzojnë mesatarisht 177 minuta çdo ditë duke përdorur celularin.Për këto arsye, ne e kemi cekur edhe më herët se shfaqja siç duhet në celular është prejveçorive të një faqeje të suksesshme interneti.