19 gjera nga te cilat duhet te hiqni dore ne rrugen drejt suksesit

BoredDad

Të gjithë do të dëshironi të arrinin deri te suksesi, sipas mundësisë, brenda natës, por shumëkush e di se ky është mision i pamundur.

Për sukses në jetë, “vdekatarët e zakonshëm” kryesisht duhet të kalojnë nëpër rrugë me gjemba. Megjithatë, për ta kaluar, duhet të liroheni nga barra e cila vetëm sa ju ngadalëson në rrugën drejt cakut.

Nga këto 19 gjëra duhet të hiqni dorë, në qoftë se dëshironi të keni sukses në jetë.

1. Synimi drejt përsosmërisë

Perfeksionizmi është rrugë drejt mossuksesit. Perfeksionizimi kurrë nuk shpie deri në cak, sepse i prirë prej tij, kurrë nuk do të jeni i kënaqur me rezultatet të cilat i keni arritur. Me vetë këtë, suksesi është i pamundur, sepse ia ndaloni vetvetes me synimin për përsosmërinë, e cila është e paarritshme.

3. Mashtrimi i vetvetes

E vërteta e trimëria nuk janë gjithmonë gjërat më të këndshme në jetë, por janë shumë të fuqishme. Jini i sinqertë ndaj vetvetes, sepse vetëm ashtu do t’i dini përparësitë tuaja dhe mangësitë dhe të punoni pa ngarkesa në përsosjen vetanake.

4. Pritja e fatit

Fati duhet të ndërtohet. Përvojat e reja mund t’ua sjellin fatin, por duhet të jeni proaktivë, e jo të prisni që ai t’u trokasë në derë. Madje edhe po ta keni atë fat që vetë t’ju vijë, duhet të jeni të gatshëm ta pranoni dhe të mos ia ktheni shpinën.

5. Të prisni çka do qoftë

Njerëzit shpesh mashtrohen me mendimin se do të jenë të suksesshëm nëse e presin kohën e duhur, vendin e duhur, personin e duhur, por në fakt rrethanat duhet t’i gjeni vetë.

6. Të kërkuarit e lejes

Të kërkuarit e lejes për ndonjë veprim është humbje kohe. Mos lejoni që mendimet e njerëzve të tjerë t’ju pengojnë në arritjen e qëllimeve.

7. Mbështetjen vetëm në forcat e tua

Është mirë të jesh i pavarur, por disa gjëra shumë më vështirë bëhen pa shoqëri. Mos u turpëroni të kërkoni apo të pranoni ndihmën, sepse kështu disa probleme do t’i zgjidhni dyfish më shpejt (dhe më me argëtim).

8. Premtimet e zbrazëta

Përpiquni të mos premtoni atë që nuk mund ta përmbushni. Premtoni rrallë, por kur ta bëni këtë, jini 100 për qind të besueshëm.

9. Përmirësimi i dobësive vetanake

Të gjithë i kanë pikat e dobëta. Mos humbni shumë kohë në përmirësimin e tyre. Më mirë është të përqendroheni në përparësitë tuaja, se sa të fokusoheni plotësisht në diçka që ndoshta nuk mund ta ndryshoni.

10. Hedhja e fajit tek të tjerët

Hedhja e fajit tek të tjerët është veprim qyqar dhe mund t’ju kushtojë me reputacionin tuaj. Përpiquni që sa më objektivisht të analizoni situatat jetësore dhe pranojeni përgjegjësinë për disa fatkeqësi të cilat ndoshta vetë i keni shkaktuar, madje edhe nëse nuk jeni fajtori i drejtë për drejtë.

11. Mendimet negative

Jeni përgjegjës jo vetëm për atë që bëni, por edhe për atë që mendoni. Thënia “Çfarë i keni mendimet, të tillë e keni edhe jetën” padyshim se është e saktë, e këtë më së miri e tregojnë njerëzit e suksesshëm.

12. Të jetosh në të kaluarën

E ardhmja jote fillon mu tash. Të kaluarën kurrë nuk mund ta kthejmë e as të përmirësojmë atë që ka ndodhur në të. Mos e humbni kohën dhe energjinë në këtë, por tubojeni përvojën e dijen, në mënyrë që të mos gaboni sot e në të ardhmen.

13. T’ua bëni qejfin të gjithëve

Duke provuar që t’ua bëni qejfin të gjithëve dëmin më të madh do ta pësoni vetë. Punoni në atë që t’ia bëni qejfin vetes dhe atyre që i keni me rëndësi, sepse në të kundërtën do të fitoni rezultat mesatar apo kurrfarë dhe situata në të cilat askush nuk është i kënaqur.

14. Shmangies së ndryshimeve

Nuk mund ta ndaloni rrjedhën e jetës. Duhet të pranoni faktin se ndryshimet janë të pashmangshme dhe të mësoni të qeverisni me to, në vend që t’u shmangeni.

15. Ikja nga gabimet

Gabimet janë mësimi më i mirë për të mësuar. Ikja nga gabimet, do të thotë ikje nga rreziku, e “kush rrezikon, ai përfiton”.

16. “Nuk mundem”

Mos hiqni dorë për shkak se diçka është vështirë të arrihet. Kurrë nuk e dini se çka mund të nxjerrë prej jush një rrethanë negative.

17. Thashethemet

Thashethemet janë “sport” i njerëzve të vegjël. Më mirë është që me të tjerët t’i këmbeni idetë, të kërkoni këshilla e të ofroni mbështetje, se sa ta ritregoni jetën e njerëzve tjerë.

18. Njerëzit negativë

Të gjithë njerëzit të cilët ua thithin energjinë apo punojnë haptas kundër jush, eliminojini nga jeta jua.

19. Krahasimi me të tjerët

Secili njeri është tregim me vete. Duhet të pushoni së krahasuari me të tjerët dhe ta pranoni rrugën tuaj unike jetësore.

ALBEST.AL

Ky website kontrollohet dhe menaxhohet nga Albest.al. Të gjitha materialet , përfshirë fotografitë, janë e drejta autoriale e Albest.al. Materialet nuk mund të kopjohen, riprodhohen, ripublikohen, modifikohen, transmetohen, ose distribuohen në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të Portalit Albest.