6 sekretet per nje karriere te suksesshme
Karriera e vetëmenaxhuar është hapi i parë që të gjithë ne duhet të marrim në vendin e punës në shekullin XXI. Askush, as punëdhënësi, as mësuesi, as prindërit dhe as miqtë tuaj, nuk mund t’ju japin një karrierë që është kuptimplotë dhe e kënaqshme për ju.
Ju duhet ta krijoni vetë këtë rezultat për veten. Por si mund të ndodhë kjo gjë? Si mund ta rrisni kënaqësinë, atë kënaqësi që ndjeni kur merrni rrogën në fund të muajit?
Autori i “The Career Fitness Self Fulfillment System”, ka shkruar një libër të tërë për këtë temë, sepse ai mendon se kjo është sfidë kryesore për burrat dhe gratë që punojnë sot, se sa fort duhet të punojnë ata për të arritur lumturinë.
Themelet për një përmbushje dhe përvojë të dobishme në punë janë një grup i vogël parimesh.
Mendojini ato si udhëzues që mund t’ju ndihmojë në një të tretën e kohës që ju kaloni në punë. A ka aty gjëra të tjera që duhet të dini si një menaxher për jetën tuaj në punë? Sigurisht.
Këto parime janë përbërësit minimalë dhe thelbësorë të suksesit. Pa to, nuk mund të keni në asnjë mënyrë karrierë të shëndetshme.
Cilat janë këto parime? Ato quhen “Gjashtë sekretet për një karrierë të shëndetshme”.
Sekreti 1
Një karrierë e plotë përqendrohet gjithmonë në talentin e veçantë të cilin ju zotëroni. Të gjithë kemi një aftësi të natyrshme me të cilën performojmë në mënyrë të jashtëzakonshme. Ky quhet talenti juaj “natyror”, sepse është aftësi që ju identifikon.
Sekreti 2
Pranoni faktin se, nëse ndodhin gjëra të pakëndshme në punë, të mos tërhiqeni. Problemet që mund t’ju ndodhin në punë duhet të jeni të aftë t’i perceptoni si sfida dhe jo si katastrofë, pasi kështu testoni kapacitetin tuaj për zgjidhjen e tyre.
Sekreti 3
Vlerësoni kohën e mirë, kur ajo është e pranishme në karrierën tuaj. Gëzoni fitoret e arritura në punën tuaj. Jepini vetes më pas kohën e duhur psikologjike, të cilën nuk do mund ta merrnit nga shefi juaj.
Por si mund ta bëni këtë? Sugjerohet që të rishikoni “performancën personale”. Përdoreni këtë kohë për të njohur atë që keni arritur në punën tuaj dhe për të festuar këto suksese.
Sekreti 4
Kushtojini vëmendje bashkëpunëtorëve dhe miqve tuaj në vendin e punës. Marrëdhëniet që keni në punë kontribuojnë në shumë mënyra në karrierën tuaj të shëndetshme.
Ato sigurojnë një burim, të cilin ju mund ta përdorni lehtë për të zgjidhur problemet në punë dhe që kolegët të jenë në favorin tuaj (duke përmirësuar respektin ndaj vetes), duhet t’i ndihmoni ata, kur kanë nevojë. Kështu ju siguroni një rrjet kontaktesh që mund t’ju ndihmojë të gjeni një punë të re apo ndihmë kur të keni nevojë në të ardhmen.
Sekreti 5
Merrni më shumë kohë të lirë. Java e punës që do të pasojë, do të jetë më e gjatë dhe punëdhënësi më kërkues. Duhet gjetur kohë për t’u marrë me veten. Pushimi dhe çlodhja janë thelbësore. Pa përqendrimin e duhur në punë, rrezikohet puna dhe reputacioni dhe në fund të fundit, siguria juaj.
Sekreti 6
Jepni diçka prej asaj që natyrshëm vjen prej jush për të tjerët. Shumë prej nesh japin kontributin financiar ose ofrojnë kohë duke punuar në organizata sociale dhe bamirëse. Këto janë veprime të rëndësishme, që sigurisht nuk nxjerrin vërtet talentin tonë natyral. Një karrierë e shëndoshë përfshin kryerjen e punëve tuaja më të mira jo vetëm për veten, por dhe për të tjerët.
Sondazhet tregojnë se si ndihen shumë prej nesh kur nuk jemi të bllokuar në karrierë as nga interesi dhe as nga sfida. Ne kalojmë ditën e punës sonë të angazhuar në përpjekje të dëmshme, sepse nuk dimë se si të gjejmë apo të arrijmë punën e rëndësishme dhe të dobishme.
Kjo është gjithçka për “gjashtë sekretet e një karriere të shëndetshme”. Ato janë themelet e karrierës, struktura për të qenë në krye, për të qenë përftuesit e saj, më shumë se sa “preja ose viktima” e saj.