5 mënyra per te kursyer karburant e para
Automobili është bërë mjet transporti pa të cilin nuk mund ta paramendojmë jetën, por fatkeqësisht problemi më i madh është karburanti, çmimi i të cilit vazhdimisht ngrihet. Nëse dëshironi të kurseni në karburant duhet t’i bënë disa shprehi të vogla por efikase. U sjellim pesë mënyra të thjeshta me ndihmën e të cilave do të kurseni para në karburant.
- Ngadalësoni: Edhe pse kufizimi i shpejtësisë para së gjithash është përcaktuar për shkak të sigurisë në komunikacion, ajo mund t’ju ndihmojë edhe të kurseni para. Rrotullimet e mëdha të motorit si edhe rezistenca e ajrit me rastin e shpejtësive të mëdha dukshëm rrisin harxhimin e automobilit.
- Rregullisht ndërroni filtrat e ajrit: Ndërroni rregullisht filtrat e ajrit. Filtri i bllokuar vështirëson punën e motorit dhe automatikisht rrit harxhimin e karburanteve, transmeton “Zëri.info”.
- Mbyllni dritaret: Dritaret e hapura me rastin e shpejtësisë së madhe rrisin rezistencën e ajrit për 10 për qind. E njëjta vlen edhe për pajisjet e klimës. Dritaret mbani të hapura vetëm me rastin e vozitjes së ngadaltë nëpër qytet.
Kujdes kur shtoni benzinë: Benzina është karburant shumë i paqëndrueshëm dhe varësisht nga temperatura e ajrit e ndryshon densitetin e saj. Shtoni benzinë veturës në mëngjes ose në mbrëmje e kurrsesi gjatë periudhës së nxehtë të ditës pasi që për paratë e njëjta mund të merrni më pak benzinë për shkak të avullimit.
- Fikni motorin derisa qëndroni: Fikeni motorin e automobilit secilën herë kur të qëndroni ndalur më gjatë se një minutë. Derisa automobili qëndron, motori harxhon njëjtë sikur edhe gjatë shpejtësisë konstante në rrugën e hapur.