Arsyet që tregojnë se është koha të braktisni vendin e punës
Të gjithë kemi pasur momente të këqija në punë, që kanë zgjatur disa dite, një ose dy javë. Mirëpo, kur vjen koha që ju më nuk e mbani mend se, kur ishte dita e fundit e lumtur në punë atëherë është koha që të mendoni seriozisht për dorëheqjen.
Natyrisht, kërkohet më shumë se një fjali të thjeshtë për një veprim të tillë prandaj, në vijim ju sjellim 16 shenja që tregojnë se kur është koha të jepni dorëheqje sidomos, nëse këto shenja përsëriten në vazhdimësi dhe për një përiudhë më të gjatë kohore (disamujore).
1. Ndjeheni të lodhur gjatë gjithë kohës.
2. Aftësitë tuaja nuk po dalin në pah.
3. Synimet e punëdhënësit dhe synimet tuaja personale nuk përputhen fare.
4. Duket sikur shefi juaj është dërguar nga ferri.
5. Keni ndjenjën sikur nuk mund të fitoni kurrë.
6. Nuk promovoheni.
7. Çdoherë duhet të jeni të kujdesshëm se çfarë flisni.
8. Kompania nuk investon fare në ju.
9. Jeni të brengosur gjatë gjithë kohës për financat tuaja.
10. Duket sikur do të fillojë koha e pushimeve nga puna.
11. Nuk mund ta paramendoni veten si pjesë të kompanisë brenda një viti.
12. Nuk i besoni më shefit tuaj dhe premtimeve të tij.
13. Ballafaqoheni me stres, frikë nga obligimet…dhe keni mungesë vullneti.
14. Frikësoheni nga e hëna fillimi i javës në punë.
15. Nuk guxoni të qeshni më zë në vendin e punës.
16. Thjesht, keni parandjenjën se tashmë u bë mjaft.