Keshilla praktike, per te blere nje makine te perdorur

 used car dealerships

Nëse keni vendosur të blini një makinë të përdorur, keni marë një vendim të mençur. Mund të gjeni një makinë pothuajse aq të mirë sa edhe një e re. Makinat që janë vetëm 1 ose 2 vjet të përdorura janë 20-30% më të lira se një e re.

Negocimi për një makinë të përdorur

Negocimi i sukseshëm vjen nga një informacion i mirë. Këtë informacion ju mund ta apoduke lexuar artikuj të ndryshëm. Shitësit kanë më tepër përvojë në negociata, megjithatëju duhet të keni parasysh:

  • Bëni negociata vetëm me një shitës që duket se do merreni vesh
  • Bëni një ofertë më të ulët, por të justifikueshme
  • Paravendosni se deri në çfarë çmimi mund ta blini makinën (maksimumi)
  • Dilni njëherë nga negociatat (mund të jetë pika më e fortë)
  • Tregohuni i qetë (planifikoni më shumë se një orë për negociata)
  • Lërini negociata nëse ndjeheni i losdhur ose i inatosur
  • Mos u ndikoni nga gjëra të vogla si p.sh. opsione sediljesh, xhama elektrike, apo të tjera.
  • Mos e mbyllni marrëveshjen pa saktësuar çmimin

Provoni makinën

Prova e makinës është përfundimisht ajo që vendos, nëse kjo është makinë për ju apo jo. Sapo të hipni para timonit ju mund ta dalloni nëse ka hapësirën e nevojshme, është e volitshme, ju pëlqen? Mos u nxitoni dhe sigurohuni që çdo gjë është normale. Vëreni me kujdes:

  • Akselerimin (nisjen, kur makina është e ftohtë dhe e papërdorur mund të nxjerrë tym të bardhë)
  • Shikueshmërinë (fenerët)
  • Zhurmën e makinës
  • Ndërrimin e marshave (ndërrohen shpejt dhe lehtë?)
  • Frenat
  • Frenat e dorës (problemi kryesor tek kontrolli teknik në Shqipëri)
  • Kthesat që merr makina
  • Amortizimin
  • Kërcitje, zhurma
  • Bagazhin

Mirë është, që ta provoni makinën në një autostradë me shpejtësi p.sh. 90 km/orë.Pas provës kërkoni nga shitësi librin e shërbimeve. Mos blini një makinë që ka bërë aksident, ose ka defekte të dukshme. Edhe nëse ju pëlqen makina, ju mund ta çoni tek një mekanik për më shumë inspektim.

Mbyllja e marrëveshjes

Pasi të keni rënë dakord me shitësin shkoni në një zyrë noteriale për të bërë aktin e shit-blerjes. Ju duhet të keni me vete një dokument identifikimi dhe shumën e parave ose vërtetimin bankar të pagesës.

ALBEST.AL

Ky website kontrollohet dhe menaxhohet nga Albest.al. Të gjitha materialet , përfshirë fotografitë, janë e drejta autoriale e Albest.al. Materialet nuk mund të kopjohen, riprodhohen, ripublikohen, modifikohen, transmetohen, ose distribuohen në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të Portalit Albest.