Si te shisni shtepine tuaj ne menyre fitimprurese

 bli shtepi albest

Prezantimi është gjithçka në shitjen e pronave. Ju duhet ta bëni shtëpinë të shkëlqejë dhe nëse e shisni të pamobiluar duhet të hiqni gjithë orenditë. Përgatisni edhe dokumentat me kujdes; çertifikatën e pronësisë, apo dokumente të tjera që mund t’ju duhen.

1. Koha që keni në dispozicion për ta shitur

Ju mund të keni arsyet tuaja për ta shitur shtëpinë; disa arsye nuk ju ngutin, por disa të tjera, që më shumë vijnë nga shmangia e problemeve (si divorci, zona e papërshtatshme, etj.) mund ta kufizojnë kohën që ju duhet. Megjithatë kur të vendosni ta nxirrni në shitje do ta kuptoni më mirë, se sa kohë mund t’ju duhet. Kjo mund të varet edhe nga situata e tregut, nëse numri i kërkesave është në rënie, apo në zbritje.

2.Vlerësoni shtëpinë

Ju duhet ta dini sa vlen shtëpia juaj në treg. Për këtë mund të merrni informacion nga agjencitë imobilare, ose të drejtoheni tek një ekspert që merret me vlerësimin e pronave. Megjithatë pak kërkim në treg nga ana juaj do ishte shumë mirë. Mbani mend që shtëpia juaj vlen aq sa mund ta blejnë në treg, ju duhet të gjeni blerësin që paguan më shumë.

3.Njoftimi për shitje

Ju mund të njoftoni shitjen e shtëpisë në disa mënyra: nëpërmjet gazetave, miqve apo internetit. Shitja do ishte e pamundur nëse askush nuk do ta dinte, nga ana tjetër sa më shumë njerëz ta dinë, aq më shumë keni mundësi të kontaktoni blerësin e duhur. Për të bërë një njoftim sa më tërheqës ju duhet të sqaroni projektin, p.sh: 2+1, çmimin për m² ose gjithsej,vendin ose rrugën ku ndodhet shtëpia, madhësinë në m² dhe veçori të tjera.

4.Vizita e inspektimit

Shumë blerës duan të vijnë ta shohin nga afër shtëpinë. Ju duhet ta keni inspektuar fillimisht vetë, në mënyrë që riparimet të jenë bërë siç duhet. Nëse ndonjë blerës apo agjent sugjeron ndonjë riparim të vogël jo shumë të kushtueshëm, mund ta pranoni.

6. Vendosni përfundimisht

Merrni parasysh gjithë blerësit e mundshëm, mënyrat e pagesës që ata ofrojnë dhe vendosni me qetësi se cilit do t’ia shisni duke e argumentuar pse. Nëse nuk arrini të gjeni ofertën e pëlqyeshme mos thoni menjëherë “jo”. Duhet të keni lënë me siguri pak hapësirë për të negociuar për një shumë të konsiderueshme parash. Sapo t’i jepni fjalën blerësit drejtohuni menjëherë tek noteri. Kur jeni para noterit lexoni me qetësi aktin e shitblerjes dhe tregohuni i vëmendshëm ndaj ndonjë detyrimi, që edhe ju mund të keni kundrejt blerësit.

ALBEST.AL

Ky website kontrollohet dhe menaxhohet nga Albest.al. Të gjitha materialet , përfshirë fotografitë, janë e drejta autoriale e Albest.al. Materialet nuk mund të kopjohen, riprodhohen, ripublikohen, modifikohen, transmetohen, ose distribuohen në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të Portalit Albest.