Si të kurseni para
Kursimi i parave është një detyrë shumë e lehtë për t’u thënë, por jo për t’u bërë.
Ka shumë mënyra për të shpenzuar para, krahasuar me mënyrat për të kursyer.
Sa para mund të kurseni, ku do t’i ruani dhe si mund të siguroheni se nuk do t’ju humbin?
Ja se si të vendosni objektiva realiste, për të mbajtur shpenzimet nën kontroll dhe për të shtuar paratë tuaja të kursyera.
1. Së pari, zhdukni borxhet sa më shpejt që të paguani borxhet, aq më pak interes shtesë do të paguani.
2. Vendosni qëllime kursimisi, p.sh. të blini një makinë, apo shtëpi, përcaktoni se cila është shuma e parave që do t’ju duhet.
3. Vendosja e një afati ,caktoni një datë të veçantë për realizimin e objektivave dhe sigurohuni që qëllimi është i arritshëm brenda kësaj periudhe kohore.
4. Regjistroni shpenzimet tuaja ,cakto një kategori për çdo blerje apo shpenzime të tilla si: Qira, sigurimi i makinës, servisi, telefoni, interneti, shërbime, ushqime, zbavitje, etj. Disa prej tyre mund të jenë shpenzime mujore, por disa të tjera vjetore.
5. Ndaloni përdorimin e kartave të kreditit, në qoftë se ju i përdorni ato me përgjegjësi, mund të përfitoni prej tyre, por shumica e kartave të kreditit ofrojnë promovime që të tërhiqni sa më shumë para
6. Hap një llogari kursimi, kjo është një mënyrë shumë e lehtë për të mbajtur kursimet tuaja, sepse ato ndahen nga paratë tuaja të shpenzimeve.
7.Paguani sa më pare, një mënyrë e lehtë, efikase për të filluar kursimin është thjesht të depozitoni 10% të të ardhurave tuaja në një llogari të kursimeve.
8. Mos u dekurajoni dhe mos hiqni dorë, gjërat e mira shpesh duan kohë dhe sa më gjatë kurseni aq më interesante do të jetë ajo që mund të blini me kursimet tuaja!