Masat si te perballoni nje krize financiare

 burrimesyze

Imagjinoni sikur te humbni punen, apo biznesin tuaj. Ndoshta keni nje familje per te ushqyer, ndoshta jeni duke u kujdesur per prinderit e semure, ndoshta keni marre nje

kredi para disa vitesh.Keni kursyer diçka, por ato mund te shpenzohen brenda pak muajsh.

Per t’i mbijetuar nje krize financiare, duhen ndermarre veprime te veçanta, qe mund te ndihmojne per te rregulluar situaten para se ajo te marre per keq. Kushdo mund ta beje kete pa kerkuar ndihme tek te tjeret, apo institucionet shteterore per perkrahje sociale. masa qe duhen marre ne konsiderate gjate nje krize financiare:

1.Vleresoni pikat tuaja te forta financiare. Shikoni sa para keni, duke kontrolluar llogarite e kursimeve dhe çdo burime te tjera te te ardhurave.

2.Llogarisni vleren e shtepise suaj, makinen dhe çdo pasuri tjeter me vlere te madhe.

3.Ndryshoni menyren e blerjes tuaj dhe pazaret periodike menjehere. Anulo abonimet e panevojshme ne palestra, videoteka e te tjera vende argetuese me kosto te perseritur.

4.Vendosni te shkurtoni drekat dhe darkat ne restorante deri sa te ndryshoje situata juaj.Kjo mund t’ju kurseje 50-70% nga shpenzimet e ushqimit.

5.Shmangni zakonet e shpenzimeve ne kohe te arta. Mund te kaloni nga dyqanet e shtrenjta, ne supermarketet me ulje çmimesh, nga markat e njohura tek markat me te lira, duke kursyer 10-20% me teper.

6.Mos blini diçka nese nuk keni nevoje per te. Mund t’i shtyni disa blerje per shume e shume muaj. Nese duhet te blini diçka patjeter, zgjidhni nje dyqan te dores se dyte.

7.Mendoni te nxirrni ne shitje apo ankand sendet shtepiake qe nuk jeni duke i perdorur.

8. Nderpsrisni disa aktivitete jo-kurikulare (mesimet e muzikes, kurse sportive, etj), mund t’i rifilloni ne nje situate te permiresuar financiare.

9.Shiteni ose nderrojeni makinen tuaj me nje makine qe harxhon me pak, ose qe eshte pak me e vjeter (nuk eshte e vertete qemakinat e vjetra kerkojne mirembajtje te vazhdueshme te shtrenjte). Kjo do t’ju sjelle kursime te konsiderueshme.

10. Mund te provoni nje pune me page me te ulet per te tejkaluar kandidatet e tjere. (Ne kohe te veshtira jeni ne konkurrence me shume njerez per pune). Per shembull, per te pranuar 20 % me pak se paga normale per gjashte muajt e pare deri ne nje vit.

ALBEST.AL

Ky website kontrollohet dhe menaxhohet nga Albest.al. Të gjitha materialet , përfshirë fotografitë, janë e drejta autoriale e Albest.al. Materialet nuk mund të kopjohen, riprodhohen, ripublikohen, modifikohen, transmetohen, ose distribuohen në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të Portalit Albest.