Si të zgjidhni një agjent imobilar te shkathet

 

agjenti imobiliar albest

  1. Takojeni agjentin jashtë në ambientin e tyre të punës, jo në zyrat e tyre. Agjentët e mirë shpenzojnë shumë pak kohë në tavolinat e tyre.
  1. Sigurohuni që agjenti ka realizuar disa shitje dhe ka punuar të paktën disa vjet. Agjent duhet të jetë i gatshëm të trokasë edhe në dyer që nuk janë për shitje. Më shumë shitje do të thotë më shumë përvojë.
  1. Shikoni pronat që ka në listë. Mos u shqetësoni nëse aty nuk gjeni pronën që ju intereson. Agjenti i mirë e di se pronat e shpallura në listë rrallë prodhojnë blerës, por i përdorin ato shpallje si një mjet për të gjetur blerësit.
  1. Kontaktoni agjentin me një mik ose të afërm që ka punuar. Nëse ky agjent ka patur rezultate pozitive për një të njohur, ka gjasa që të bëjë të njëjtën gjë edhe për ju.
  1. Sigurohuni që agjenti juaj është online. Sot mbi 85% e të gjithë blerësve shohin fillimisht shtëpitë e tyre në internet. Agjentët e aftë kanë laptopë apo smartfonë, pra përdorin teknologjinë për t’i ndihmuar kudo. Një agjent i pasurive të patundshme në botën e sotme duhet të dërgojë email, SMS dhe të jetë në dispozicion të blerësit dhe shitësit.
  1. Intervistoni disa agjentë, nëse po kërkoni për një agjent blerës ose shitës. Mos harroni, agjentët do t’ju tregojnë atë që doni të dëgjoni. Mos nënshkruani një formular marrëveshje para se të kërkoni për një pronë (ju duhet të ndjeheni të lirë për të ndërtuar besimin me një agjent të pasurive të patundshme).
  1. Shikoni me vëmendje nëse agjenti është i zënë me punë. Një njeri që punon shumë dhe energjik, është agjent i mirë, por kini kujdes, nganjëherë ata janë shumë të zënë. Një agjent i pasurive të patundshme mund të punojnë vetëm në mënyrë efektive vetëm me disa dhjetra blerës, pasi do t’i duhet koha e nevojshme për një blerës. Nëse ju kalojnë tek një “asistent”, më mirë gjeni një agjent tjetër që ka kohë për ju.
  1. Sigurohuni që agjenti juaj ka dijeni mjaftueshëm. Bëni pyetje në lidhje me gjetjen e pasurive të patundshme. Nëse ata nuk dinë më shumë se ju, pse ju duhet. Shkoni tek një agjent i aftë, me njohuri lokale dhe veçanërisht njohës për mjediset e qytetit. Ata duhet të kenë përvojë dhe të jenë në gjendje t’ju udhëzojë për kompleksitetin e procesit, duke përfshirë edhe veprimet bankare që mund t’ju propozohen.

Shihni se si agjenti formulon një postim të ofertave online, a mund të lexohet mjaftueshëm nga personat e interesuar? Një fromulim i mirë i ofertave të postuara duhet

ALBEST.AL

Ky website kontrollohet dhe menaxhohet nga Albest.al. Të gjitha materialet , përfshirë fotografitë, janë e drejta autoriale e Albest.al. Materialet nuk mund të kopjohen, riprodhohen, ripublikohen, modifikohen, transmetohen, ose distribuohen në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të Portalit Albest.