Si te beni blerje te sigurta ne internet

 bli online albest

Shumë njerëz zgjedhin të bëjnë blerje online sepse mund të gjejnë oferta më të mira apo për të shmangur radhët e gjata. Fatkeqësisht, kjo është koha kur website të paskrupullta do përpiqen t’ju ,mashtrojnë duke ju shitur produkte jo origjinale t’ju vjedhin informacionin e kartës së kreditit apo duke mos ju dërguar asgjë nga ato që blini. Ne do të trajtojmë disa nga rreziqet e blerjeve online dhe mënyren si te mbroheni.

Dyqanet online

Kur zgjidhni një website për të blerë produktet e dëshiruara, duhet të keni kujdes nga ato dyqane online që ofrojnë çmim shumë më të lirë se të tjerat. Arsye e këtij çmim kaq të lirë është se pasi të keni bërë blerjen, ju vjen me postë një produkt jo origjinal ose i vjedhur, ose asgjë fare.                                            Disa faktorë të website-ve të rreme janë :

  • Nuk ka një numër telefoni që mund ta përdorni në lidhje me blerjen apo për të bërë pyetje
  • Emri i domainit të website-it ndryshon nga emri i domainit që përdor për adresat e emailit apo kontakt tjetër .
  • Website-i është i shkruar keq
  • Website-i është kopje ekzakte e një website-i të njohur që keni përdorur në të kaluarën, por emri i domainit të website-it .

Kompjuteri juaj

Sigurohuni që kompjuteri të cilin përdorni të jetë i kontrolluar dhe i lidhur me një rrjet të sigurt. Nëse kompjuteri juaj është i infektuar, një kriminel kibernetik diku në botë mund të identifikojë shtypjet e butonave në tastierën tuaj dhe dosjet tuaja. Kjo do ta mundësonte të përdorë emrin tuaj të përdoruesit dhe fjalëkalimin për blerje online, apo të merrte informacion mbi kartën e kreditit dhe informacion bankar, si dhe të dhëna të tjera të tjera konfidenciale.

Karta juaj e kreditit

Tregohuni të zgjuar me kartën tuaj të kreditit. Kjo do të thotë të kontrolloni faturën e kartës së kreditit për të identifikuar pagesa të dyshimta. Duhet ta kontrolloni faturën të paktën një herë në muaj. Disa ofrues kartash krediti ofrojnë edhe mundësinë e njoftimit me email apo me mesazh në smartphone në rast pagese nga karta juaj, ose nëse është bërë një pagesë mbi një shumë të caktuar.

Eshtë më mirë të bëni blerje online me kartë krediti se sa me kartë debiti. Kartat e debitit marrin para direkt .nga llogaria juaj bankare, dhe në rast mashtrimi është shumë më e vështirë për të rimarrë paratë tuaja .Së fundi, ka disa karta krediti që ofrojnë mundësinë e krijimit të një numri unik për çdo blerje online ose ndoshta mund të përdorni shërbime si PayPal ku nuk duhet të ekspozoni kartën tuaj për çdo blerje .

ALBEST.AL

Ky website kontrollohet dhe menaxhohet nga Albest.al. Të gjitha materialet , përfshirë fotografitë, janë e drejta autoriale e Albest.al. Materialet nuk mund të kopjohen, riprodhohen, ripublikohen, modifikohen, transmetohen, ose distribuohen në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të Portalit Albest.