Inteligjenca emocionale, celsi i suksesit ne pune
Sipas inteligjences emocionale, suksesi eshte i ndikuar fuqimisht nga cilesite personale te tilla si kembengulja, vete-kontrolli dhe aftesite e komunikimit me te tjeret. Pa marre parasysh se sa grade ose kualifikime nje person ka, nese ai nuk ka cilesi te caktuara emocionale, nuk ka gjasa te kete sukses.
Studiuesit mund ta kene shpikur termin "inteligjence emocionale" ose EQ ne fillim te viteve 1990, por lideret e biznesit shpejt e moren konceptin dhe e bene ate te tyren. Shume eshte shkruar per te permiresuar inteligjencen emocionale te punonjesve.
Por menaxheret kane gjasa te marrin vendime te punsimit, kur ata shikojne njerez qe posedojne rezultate te larta EQ.Sepse ata e dine qe per mbajtur kulturen e tyre te paprekur ata duhet te angazhohen, te jene i hapur dhe transparent. Punetoret me EQ te larte jane me te afte per te punuar ne ekipe dhe me fleksibel. Keto cilesi po behen gjithnje e me te rendesishme. Daniel Goleman paraqet kategori te inteligjences emocionale:
Vetedija: Nese nje person ka nje ndjenje te shendetshme te vetedijes, ai i kupton pikat e tij te forta e dhe te dobeta dhe se si veprimet e tij ndikojne te tjeret. Nje person i cili eshte i vetedijshem eshte ne gjendje per te trajtuar dhe per te mesuar nga kritika konstruktive. Ata ushtrojne vetepermbajtje dhe kontroll sa i perket shprejes se ndjenjave.
Motivimi: Njerezit qe dine te kontrollojne emocionet e tyre jane te vete motivuar. Ata nuk jane te motivuar thjesht nga parate ose nje titull. Ata jane zakonisht elastike dhe optimist, kur ata ndeshen me zhgenjim jane te nxitur nga nje ambicie e brendshme.
Empatia: Nje person i cili ka ndjeshmeri ka dhembshuri dhe nje natyre njerezore qe i lejon atij per t'u lidhur me njerezit e tjere ne nje nivel emocional. Kjo aftesi e lejon per t'iu pergjigjur shqetesimeve te te tjereve. Njerezit te cilet jane emocionalisht inteligjente jane ne gjendje per te ndertuar marredhenie dhe besim te shpejte me te tjeret ne ekipet e tyre.