Si te shfaqni veten tuaj në kompanin ku punoni

 

shutterstock 195151022 300x300

Guxoni të shprehni mendimin tuaj

Të shprehurit e ideve të juaja apo të paturit mendime të ndryshme nga të tjerët ndonjëherë nënkupton që t`i mbani ato mendime për vetvete, mirëpo është esenciale t`i paraqitni ato në zyrën ku punoni. Ju lejon që në një anë të mbroni pozitat e juaja dhe në anën tjetër i bën aftësitë e juaja më me vlerë në kompaninë ku punoni. Nuk do të dëshironit të humbasni një mundësi të punoni në një projekt interesant apo përgjithmonë të bezdiseni me detyrat e zakonshme. Andaj guxoni të flisni!

Krijoni një imazh pozitiv për veten tuaj

Në mënyrë që shprehni veten, së pari ju duhet vetëbesim. Pse mos të provoni të bëni kurse aktrimi apo t`i vini re gjuhës së trupit që të mposhtni turpin dhe frikën e të folurit në publik? Gjeni një mënrë se si të çliroheni nga shtypja, të rimerrni kontrollin dhe të krijoni një imazh të besueshëm për të gjithë.

Mësoni si të thuani JO

Duhet të vendosni kufijtë tuaj dhe të kërkoni që ata të rrespektohen, prandaj shprehuni lirisht, pa kërkuar falje apo të futeni në diskutime të përhershme. Mos u bëni e turpshme dhe të shpjegoheni pse thuani JO.

Mbroni territorin tuaj personal

Jeta në një zyrë duket sikur në komunitet dhe nganjëherë kolegët ndërhyjnë në hapsirën tuaj , huazojnë gjëra të ndryshme e apo miqtë që kanë dëshirë të dijnë çdo detaj të jetës suaj.

Mbroni territorin tuaj profesional

Duke ditur se si të silleni në zyrë do të dini se si duhet mbrojtur aftësitë e juaja, sikurse edhe fushën tuaj të veprimit. Gjeni fjalët e duhura dhe momentin e duhur që t`ua bëni me dije se nuk duhet të ndjehen të kërcënuar nga ju andaj edhe nuk duhet të futen në territorin tuaj.

Menaxhimi i ekipit: të jeni human dhe autoritativ

Një pikë e rëndësishme e menaxhmentit është komunikimi, që shërben për të shmangur keqkuptimet. Diskutoni projekte deri në detaje. Tregoni ekipit tuaj se edhe ju jeni të përfshira dhe jeni bashkëpunëtor i tyre. Mbi të gjitha, lavdëroni dhe inkurajoni ekipin tuaj! Kjo gjë do ju bëjë menaxhere e mirë!

ALBEST.AL

Ky website kontrollohet dhe menaxhohet nga Albest.al. Të gjitha materialet , përfshirë fotografitë, janë e drejta autoriale e Albest.al. Materialet nuk mund të kopjohen, riprodhohen, ripublikohen, modifikohen, transmetohen, ose distribuohen në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të Portalit Albest.