Gabimet që nuk duhet të bëni gjatë përgatitjes së cv
CV-ja është një ndërkumentët më të rëndësishëm të prezantimit të vetës suaj. Pasi përmes saj, rekrutuesit, menaxherët e punëdhënësit, e bazojnë vendimin e tyre në atë që ata shohin në CV-në që ju e prezantoni. Gabimet që mund të bëhen në një dokument të tillë janë të shumta por më të shpeshtat që njerëzit bëjnë kur shkruajnë "Curriculum Vitae" apo CV janë:
- Shumë informacione personale
Nëse në CV-në tuaj përfshinë më shumë se emrin numrin e telefonit dhe adresën elektronike, po bëni një gabim, dhe fotografia nuk është shumë e nevojshme.
Dhe pse mund të mendoni se fotografia mund t’ju avantazhojë, ne ju këshillojmë mos të vendosni fotografi në CV-në tuaj. Kjo nuk është aspak etike, shpesh nuk është as serioze dhe për më tepër krijon paragjykime që mund të shërbejnë si në favor por jo rrallë dhe në disfavorin tuaj.
- Vendpunimet irelevante dhe të vjetra
Nëse keni punuar në nja 2 apo3 restorante gjatë kohës sa ishit student, ajo s'është asgjë. Nëse doni që punëdhënësi juaj potencial ta dijë se ju keni punuar e jeni mbajtur vetë gjatë studimeve, ruajeni këtë informatë për intervistë, si provë që ai ta dijë se jeni person i motivuar. Por në CV mos e përfshini.
- Ekzagjerimi i titullit të punës dhe përgjegjësive
Dihet qe ju doni qe cv juaj te bjere ne sy dhe burimet njerezore ta perzgjedhin ate por kini kujdes mos e teproni me vendosjen e titujve që i kishit në vendet ku punonit paraprakisht.
- Kujdes me gabimet gramatikore
Shanset për të bërë gabime drejtshkrimore në CV janë të mëdha. Prandaj kujdesuni që këtij dokumenti t’i kushtoni rëndësinë maksimale. Kontrollojeni dy herë, kushtojini vëmendje çdo detaji dhe mos jini përtac.
- Përfshirja e aktiviteteve politike
Mos e përfshini asnjëherë se keni qenë pjesë e ndonjë aktiviteti të partisë politike që përkrahni.