Si të përgatisni një Cv brilante që të fitoni vendin e punës
Krijimi i një CV-je që përshkruan të gjitha aftësitë, arsimin dhe sfondin e punës që ju keni, mund të jetë një detyrë frustruese dhe që kërkon përpjekje. Ky është një dokument që qëndron midis jush dhe punës tuaj që ëndërroni. Për të krijuar një CV e cila do t`ju japë mundësinë për tu futur në një intervistë, është e rëndësishme të strukturoni CV tuaj në një mënyrë të tillë që ajo të reflektojë aftësitë tuaja në aspektin më të mirë të mundshëm.
Rregullojeni aplikimin tuaj për punë
Kur aplikoni për një punë, është e këshillueshme që të dërgoni një CV të mirëpërshtatur për një punë specifike sesa të dërgoni një CV të përgjithshme. Rregullimi i strukturës përfshin lëvizjen e aftësive më të rëndësishme në krye duke hequr ekperiencat më pak të rëndësishme të cilat nuk lidhen më pozicionin e punës për të cilin po aplikoni. Për shembull, kur ju aplikoni për një pozicion pune në departamentin ligjor të një kompanie, eksperienca juaj që keni punuar si asistent i një profesori të drejtësisë do të jetë më e rëndësishme sesa puna që keni bërë në një supermarket.
- Hulumtime mbi punëdhënësit
Në mënyrë të ngjashme, duke lexuar për historinë e punëdhënësit potencial dhe aktivitetin e kompanisë, do t`ju ndihmojë të përcaktoni natyrën e kompanisë dhe sesi ta strukturoni CV tuaj.
- Kushtoji vëmendje detajeve
Detajet e vogla krijojnë mundësinë që CV-ja juaj të projektojë përvojat dhe aftësitë tuaja në një mënyrë më relevante dhe efektive, duke ju ndihmuar në futjen e “fazës së intervistës”. Pasi të keni siguruar një intervistë, është e këshillueshme të lexoni CV-në tuaj për të qënë të vetëdijshëm se janë përfshirë të gjitha detajet e vogla në të. Përvec kësaj, këshillohet të përgatiteni për intervistë duke bërë disa kërkime në fushën që keni ndërmend të punoni, duke siguruar se ju do të informoheni për lajmet më të fundit.
{/content}[/wgt_jce_editor]