space

Gruaja qëllohet me thikë në qafë në qendër të qytetit, ja si ndodhi ngjarja

 640 0 690f445771532

Një grua ndodhët në gjendje kritike për jetën, pasi u sulmua me thikë në qafë në qendër të qytetit të Birminghamit, në Angli.

“The Guardian” raporton se policia mbërriti në qendër të qytetit të Birmingham mbrëmjen e ditës së djeshme pas raportimeve për një sulm me thikë në qendër të qytetit. Viktima e sulmit, një grua rreth të 30-ave mori plagë serioze në qafë dhe ndodhet në spital. Ndërkohë policia arrestoi autorin afër vendit të ngjarjes dhe tashmë ai është në paraburgim.

“Ne besojmë se ky ishte një sulm i paprovokuar dhe po punojmë për të kuptuar pse ndodhi. Do të kemi oficerë në zonë sot për të vazhduar hetimin tonë dhe për të ofruar siguri. Aktualisht nuk po kërkojmë askënd tjetër në lidhje me këtë incident”, tha Inspektori i Policisë, James Nix.

 

 

LEXO TE NGJASHME

BLI ONLINE

ALBEST.AL

Ky website kontrollohet dhe menaxhohet nga Albest.al. Të gjitha materialet , përfshirë fotografitë, janë e drejta autoriale e Albest.al. Materialet nuk mund të kopjohen, riprodhohen, ripublikohen, modifikohen, transmetohen, ose distribuohen në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të Portalit Albest.