space

“Izraeli nuk do bëjë asgjë në Bregun Perëndimor”, Trump: Nëse mundohet ta aneksojë do humbasë mbështetjen e SHBA-së

 trampi

 

Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, ka hedhur poshtë planet e aneksimit të Bregut Perëndimor që po shqyrtohen në parlamentin izraelit, duke deklaruar me bindje se Izraeli “nuk do t’i bëjë asgjë Bregut Perëndimor”.

Knesseti votoi për të debatuar dy projektligje që zgjerojnë sovranitetin izraelit mbi Bregun Perëndimor, territorin palestinez të pushtuar nga Izraeli në luftën e vitit 1967.

“Mos u shqetësoni për Bregun Perëndimor”, u tha Trump gazetarëve në Shtëpinë e Bardhë,

 

“Izraeli nuk do t’i bëjë asgjë Bregut Perëndimor”, siguroi ai.

Në të njëjtën linjë ishte intervista që Trump dha për revistën Time, ku, ndër të tjera, ai e paralajmëroi Izraelin: “Kjo nuk do të ndodhë. Nuk do të ndodhë sepse u dhashë fjalën vendeve arabe” në kontekstin e negociatave për armëpushimin në Rripin e Gazës.

“Dhe nuk mund ta bëni këtë tani, Izraeli do të humbiste të gjithë mbështetjen e SHBA-së nëse kjo do të ndodhte”, shtoi ai.

 

LEXO TE NGJASHME

BLI ONLINE

ALBEST.AL

Ky website kontrollohet dhe menaxhohet nga Albest.al. Të gjitha materialet , përfshirë fotografitë, janë e drejta autoriale e Albest.al. Materialet nuk mund të kopjohen, riprodhohen, ripublikohen, modifikohen, transmetohen, ose distribuohen në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të Portalit Albest.