Horoskopi Javor 31 Korrik - 6 Gusht 2023
Për ju premton të jetë një javë me pesë nga pesë yje. Në dashuri për shkak të asaj që ndodhi në javët e fundit ka shumë dyshime, por tani do të fillojmë sërish me më pak kundërshtime planetare. Për sa i përket punës, kushtojini vëmendje parave, me ardhjen e Jupiterit në shenjën tuaj duke nisur nga fillimi nga kto ditë, zgjidhjet nuk do të vonojnë.
Ka disa kundërshtime planetare në këtë periudhë dhe mund t'i ekzagjeroni problemet që mund të zgjidhen lehtësisht dhe shpejt. Kujdes me Luanin dhe Ujorin. Për sa i përket punës, disa njerëz e kanë zili pozicionin tuaj dhe kjo nuk do të jetë java më e mirë për të zgjidhur problemet.
Nëse jeni në kërkim të afeksionit do të jetë më mirë të jeni të zënë brenda gjysmës së muajit të kaluar. Për sa i përket punës do jeni pak nervozë, do ju mbingarkojnë detyrat dhe nuk do i kushtoni dot kohë vetes.
Në dashuri ka një rilindje të vërtetë! Ju jeni më të qetë, por mbi të gjitha tani keni një kuptim të qartë se cilët janë njerëzit mbi të cilët mund të mbështeteni. Për sa i përket punës, lajmet janë në rrugë e sipër, projektet dalëngadalë do të marrin hov.
Për ndjenjat është një situatë e veçantë, jeni shumë i zënë me çështje praktike dhe rreziku është t'i kushtoni më pak kohë dashurisë dhe ndoshta të përjetoni një marrëdhënie me kohë të pjesshme. Më mirë të ecni lehtë, veçanërisht nëse ka njerëz që nuk ju pëlqejnë.
Takimet e reja për beqarët e shenjës janë interesante, lëreni veten tek pasioni që në periudhën e fundit falë angazhimeve në punë e keni vënë në plan të dytë. Për sa i përket punës, mos i nënvlerësoni projektet e reja dhe nëse duhet të bëni kërkesa, bëjeni deri në mes të muajit.
Katër yje do shëndrisin shumë këto ditë. Dashuritë e lindura së fundmi kanë një avantazh! Për sa i përket punës, më në fund ka pak qetësi, të favorizuar ata që kanë për të blerë apo shitur.
Java mund të jetë me fat, shumë planetë janë në shenjën tuaj. Dëshira për dashuri mund të konsolidohet. Për sa i përket punës, Mërkuri dhe Jupiteri janë të favorshëm, një kohë e mirë për t'u vënë re.
Ka ardhur koha të shikoni përreth dhe të zgjeroni rrethin tuaj të të njohurve. Afërdita së shpejti do të jetë në shenjë. Për sa i përket punës, gjërat do të ecin më mirë në pjesën e dytë të javës edhe nëse pasqyra e përgjithshme është ende pozitive.
Në dashuri ka pasur disa ulje-ngritje, por nëse një person ju përgjigjet ndjenjave, mos i lini të largohen dhe mos hezitoni të deklaroheni. Ndryshe nga sa ndodhi javët e fundit, muaji që po vjen do të sjellë zgjidhje të rëndësishme.
Një situatë disi kritike për ndjenjat, veçanërisht nëse ka njerëz që nuk e kuptojnë dëshirën tuaj për liri, përpiquni të qëndroni larg polemikave. Për sa i përket punës, kushtojini vëmendje financave, së fundmi ka pasur disa shpenzime.
Ndjenjat janë sërish protagoniste. Drita jeshile për njohjet e reja, do të mund të përjetoni emocione autentike. Pamja e bukur e Venusit të së hënës. Për sa i përket punës mbani nën kontroll shpenzimet por nëse keni bërë kërkesa përgjigjet nuk do të vonojnë.