"I dashuri e hodhi nga apartamenti", vetëvrasja plot mister e 24-vjeçares në Tetovë, miku i saj ZBULON detajet

Daorsa Spahia dyshohet se i ka dhënë fund jetës duke u hedhur nga apartamenti në Tetovë, por kjo gjë është hedhur kategorikisht poshtë nga miku i 24-vjeçares.
Gjatë një interviste në “Shqipëria Live”, Arbër Zhubi, ka deklaruar se shoqja e tij është vrarë nga partneri i saj.
Ai ka shtuar se Daorsa së fundmi mësoi se partneri i saj, të cilët shokët e konsiderojnë vrasësin e së resë, kishte një familje paralele, me tre fëmijë dhe një grua.
Është marrë telefoni i Daorsës dhe është zhdukur. Pasi është dorëzuar në polici dhe nuk ka dorëzuar atje telefonin e të ndjerës, por telefonin me të gjitha gjërat e fshira. Më pas ai është liruar për 30 minuta dhe është zhdukur më pas. Ai e ka bërë aktin. Ai ishte i dashuri i Doarsës, ai e ka kryer për shkak se Daorsa ka marrë vesh që asi ka tre fëmijë dhe një grua.
Hevziu ka qenë i akuzuar më parë për trafikun e armëve dhe është liruar me kusht. Daorsa ka dashur të vijojë procedurat lidhore me të. Dy vite kishte që njihej me atë djalë. Ajo ka pasur shenja dhune shumë herë më parë. Ka pasur incidente edhe më parë. Provat janë fshirë, është ndërruar edhe telefoni në polici. Lokali i ka fshirë kamerat e sigurisë”, tha ai.
LEXO TE NGJASHME


















