Punësimi sezonal në SHBA për studentët, Ambasada iu njeh me kriteret që duhet të plotësoni
Ambasada amerikane u ka bërë thirrje studentëve që të aplikojnë për punësim sezonal në SHBA gjatë verës.
Aplikimet për programin veror të punësimit 2017 kanë nisur që prej 1 marsit.
Për të marrë pjesë në Programin Veror të vitit 2017 të Punësimit, aplikantët duhet të përmbushin kriteret e mëposhtme:
Ata duhet të jenë studentë me kohë të plotë në një universitet të akredituar së fundmi, të cilët kanë përfunduar të paktën një semestër të vitit të parë të universitetit.
Duhet të zotërojnë mirë gjuhën Angleze, dhe të kenë rezultate të mira shkollore.
- Çdo student, duhet të jetë i aftë të demostrojë se ai/ajo do të kthehet në Shqipëri në përfundim të programit.
- Studentët e vitit të fundit, mund të aplikojnë, por ata mund të kenë më shumë vështirësi për të dhënë prova të lidhjeve të mjaftueshme me Shqipërinë.
- Për ata që kanë ndjekur më pak se një vit universitet, koha e studimeve, mund të mos konsiderohet një investim i konsiderueshëm në shkollim aq sa të krijojë lidhje me Shqipërinë.
- Ata duhet të kenë një vend pune të konfirmuar në Shtetet e Bashkuara, në kohën e intervistës.
Studentët me kohë të pjesshme, me korespondencë, ashtu si edhe ata që ndjekin shkolla profesionale, ata që mësojnë në distancë, dhe shkolla të mesme për të rritur, nuk kualifikohen për Programin Veror të Punësimit.
“Ne nuk mund të miratojmë vizat e Programin Veror të Punësimit për studentët që nuk marrin pjesë në një institucion plotësisht i akredituar. Studentët që ndjekin programet e akredituara brenda institucioneve të pa akredituar nuk do të pranohen. Ambasada nuk mund të miratojë çdo aplikim që nuk i plotësojnë kriteret e mësipërme”, njofton ambasada.
Që nga 24 dhjetor 2015, vetëm studentë nga institucionet e mëposhtme mund të marrin pjesë në këtë program:
Neë York University of Tirana
SHLUP “Aldent”
SHLUP “Wisdom University”
Epoka University
SHLUP “ISSAT”
Shkolla e Lartë Private Mesdhetare e Shqipërisë
SHLUP “Pavarësia”
SHLUP “Logos”
SHLUP “Tirana Business University”
SHLUP “Hëna e Plotë” (BEDËR)
Akademia Profesionale e Biznesit
Akademia e Studimeve të Aplikuara “REALD”
SHLUP “Instituti Kanadez i Teknologjisë Tiranë”
SHLUP “Universiteti Metropolitan Tiranë”
Universiteti Polis
Universiteti Katolik “Zoja e Këshillit të Mirë”
Kolegji Profesional Privat Ivoclar Vivadent & Partners
Universiteti Europian i Tiranës
Universiteti Aleksandër Moisiu, Durrës
Universiteti Politeknik i Tiranës
Universiteti Bujqësor i Tiranës
Universiteti i Elbasanit “Aleksandër Xhuvani”
Shkolla e lartë Universitare, jopublike, “Marin Barleti”
“Nëse shkolla juaj nuk është e listuar këtu, ne nuk mund të miratojmë kërkesën tuaj për vizë SWT. Ambasada do të vazhdojë të monitorojë zhvillimet në sistemin arsimor dhe të rishikojë këtë udhëzim si të nevojshme”, njofton ambasada.
LEXO TE NGJASHME