COLLINA TRAVEL
RRUGA E PALMAVE NR.4, DURRES
+39 3382204414 / +355 696268060
info@collinatravel.com E Hënë 09.00 - 20.00
E Martë 09.00 - 20.00
E Mërkurë 09.00 - 20.00
E Enjte 09.00 - 20.00
E Premte 09.00 - 20.00
E Shtunë 09.00 - 20.00
E Dielë pushim
Kompania jonë është një kompani e cila operon prej disa vitesh në tregun Shqipëtar dhe aftësitë tona profesionale kanë treguar që shumë klientë kanë mbetur të kënaqur me ne, duke na referuar tek klientë të tjerë. Kompania jonë përbëhet nga nje staf i kualifikuar me dëshiren për të punuar. Ne i sigurojmë klientëve tane shërbim profesional, në mënyrën më të shpejtë dhe më të kualifikuar.
- Paketa Turistike, individuale & grup
- Ture ne Shqiperi, Greqi, Mali i Zi, Maqedoni, Angli etj...
Vizite Turistike në Londër – 24 - 29 Maj 2026
1790 € a persona
Londra është një qytet që lë përshtypje të fortë tek çdo vizitor. Është kryeqytet ku historia bashkohet çdo ditë me modernitetin, dhe ku traditat e monarkisë britanike bashkëjetojnë me dinamizmin kozmopolit të një metropole aktive gjatë gjithë kohës.
Vizita në Londër ofron qasje të drejtpërdrejtë te trashëgimia historike dhe arti: çdo rrugë, monument dhe shesh ka rëndësinë e vet. Programi përfshin pikat kryesore si Buckingham Palace, Westminster Abbey dhe Tower of London, ku ruhen kurorat mbretërore.
Itinerari parashikon shëtitje pranë Big Ben, vizitë në British Museum, si dhe ndalesa në Piccadilly Circus dhe Trafalgar Square. Londra ofron gjithashtu teatrot e West End-it, pub-e tradicionale, lundrim në lumin Thames, si dhe mundësi të shumta blerjesh në Oxford Street dhe Regent Street.
Ky udhëtim 6-ditor është planifikuar për të ofruar një panoramë të plotë të Londrës: monumente ikonike, muze me rëndësi ndërkombëtare, shëtitje në parqet mbretërore dhe arkitekturë karakteristike britanike.
Programi:
Dita 1 – E Diel, 24 Maj 2026
Tiranë – Londër
* Takimi me shoqëruesin e grupit në 08:00 në aeroport. Përfundimi i procedurave doganore
* Nisja nga Tirana në 10:50.
* Mbërritja në Londër në 13:10 (me orën lokale) ku takohemi me shoqëruesin tonë që është dhe guida e programit.
* Transferim me autobus luksoz dhe akomodim në hotel 3★ superior në qendër të Londrës.
* Pasdite: pas akomodimit në hotel do bëjmë një shëtitje panoramike e cila do ndihmojë vtë njiheni me ambientin përreth dhe të orientoheni më lehtë në qytet.
* Do të keni mundësinë të shihni disa nga pamjet kryesore dhe të filloni të përjetoni atmosferën e Londrës.
* Darkë e organizuar e mirëseardhjes me tre pjata, plus kafe, në restorant afër
hotelit.
Dita 2 – E Hënë, 25 Maj 2026
Londra Mbretërore & Zemra Historike.
* Mëngjesi buffet në hotel sipas programit. 09:00 – 13:00
* Vizitë e jashtme në Westminster Abbey, e cila ka luajtur një rol të pandashëm në historinë e Londrës dhe Mbretërisë së Bashkuar për gati 1000 vjet.
* Kjo ndërtesë e lavdishme arrin të ruajë një bukuri dhe hijeshi pavarësisht larmisë së stileve arkitekturore, nga gotiku i rreptë francez deri te stili i ndërlikuar “Perpendikular” i vonë i Kapelës Henri VII.
* Abbey ka shërbyer si skenë madhështore për çdo kurorezim që nga viti 1066 dhe ka qenë dëshmitare e shumë ngjarjeve të tjera si martesat mbretërore dhe ceremonia e varrimit të Princeshës Diana.
* Houses of Parliament & Big Ben: Pallati i Westminsterit është selia e Parlamentit britanik, një ndërtesë madhështore me stil gotik buzë lumit Thames. Është simbol i demokracisë britanike dhe pjesë e UNESCO-s.
* Big Ben është ora më e famshme në botë. Në të vërtetë emri i përket kambanës së madhe, por sot përdoret për gjithë kullën ikonike që ndodhet pranë Parlamentit. 13:00 – 15:00
* Drekë e lirë në zonë. 15:00 – 18:00
* Changing of the Guard (nëse zhvillohet): një nga ceremonitë më të dashura të Londrës, ku rojet mbretërore me uniformat e tyre tradicionale të kuqe dhe kapelet prej pushi të zi ndërrohen para Pallatit Buckingham, të shoqëruara me banda muzikore ushtarake.
* Downing Street 10: ndërtesë historike e shekullit XVIII e njohur si rezidenca zyrtare e Kryeministrit të Mbretërisë së Bashkuar. Numri “10” i saj i famshëm është simbol i qeverisë britanike.
* Trafalgar Square & National Gallery: një nga sheshet më të njohura të Londrës, ndërtuar për të përkujtuar fitoren e Admiral Nelson në betejën e Trafalgarit. Sot është vendtakim i londinezëve dhe vizitorëve, i rrethuar nga fontana, statuja dhe Galeria Kombëtare.
Dita 3 – E Martë, 26 Maj 2026
Vizite ne Tower of London & Tower Bridge
* Mëngjesi buffet sipas programit në hotel. 09:00 – 13:00
* Tower of London – Ndërtuar në vitin 1078 nga William Pushtuesi. Ka shërbyer si fortesë, rezidencë mbretërore, burg dhe vend ekzekutimesh.
* Sot është i famshëm për Crown Jewels, thesarin e kurorës mbretërore britanike, dhe për historitë e errëta që lidhen me burgosjet dhe intrigat mbretërore.
* Tower Bridge – Hapur në vitin 1894, një nga simbolet kryesore të Londrës. Ura viktoriane ngrihet ende për të lejuar kalimin e anijeve dhe ofron pasarela me dysheme xhami, ku vizitorët mund të shijojnë pamje mbresëlënëse të Thames dhe qytetit. 13:00 – 18:00
* Drekë e lirë.
* Pasdite e lirë dhe darka gjithashtu.
Dita 4 – E Mërkurë, 27 Maj 2026
Sky Garden & Tower Hill
Mëngjesi buffet sipas programit në hotel. 09:00 – 13:00
* Sky Garden: kopshti në qiell mbi Londrën moderne. Një nga atraksionet më të veçanta, i vendosur në majë të ndërtesës së famshme “Walkie Talkie”.
* Ofron pamje panoramike 360° mbi qytet – Tower Bridge, The Shard, St. Paul’s Cathedral dhe London Eye.
* Kopshti botanik i brendshëm, me bimësi të gjelbër, bar dhe restorante elegante, krijon një atmosferë unike.
* Vizita këtu është një eksperiencë e paharrueshme, larg zhurmës së qytetit, por me pamjen më të bukur të tij.
* Tower Hill: zonë historike pranë Tower of London, dikur vend ekzekutimesh publike të personaliteteve si Anna Boleyn dhe Catherine Howard.
* Sot është një pikë ideale panoramike që ofron pamje mbi Tower of London dhe muret e tij mesjetare. 13:00 – 15:00
* Drekë e lirë. 15:00 – 18:00
* Vizitë në St. Paul’s Cathedral, e rindërtuar nga Sir Christopher Wren pas zjarrit të madh të vitit 1666.
* Kupola e saj madhështore është një nga simbolet e qytetit dhe ofron pamje mbresëlënëse. Këtu janë mbajtur ngjarje historike si martesa e Princit Charles me Lady Diana.
* Mbrëmje e lirë.
Dita 5 – E Enjte, 28 Maj 2026
The British Museum & Shopping
* Mëngjesi buffet sipas programit në hotel. 09:00 – 13:00
* The British Museum: një nga muzetë më të vjetër dhe më të mëdhenj në botë, i themeluar në vitin 1753.
* Ndodhet në qendër të Londrës dhe njihet për koleksionet e gjera të artit botëror, artefakteve dhe objekteve që tregojnë historinë njerëzore nga lashtësia deri sot.
* Koleksioni përmban mbi 8 milion objekte, të ndara në disa departamente: Egjipti i lashtë, Greqia dhe Roma e lashtë, Mesjeta, Lindja e Mesme, Azia, Afrika, Oqeania dhe Amerika.
* Ndër pikat kryesore përfshihen: Guri i Rozetës, mbetjet e Mausoleut të Halikarnasit, skulpturat e Partenonit të Athinës dhe koleksioni i jashtëzakonshëm i mumjeve egjiptiane. 13:00 – 18:00
* Pasdite e lirë për shopping (Oxford Street, Regent Street, Covent Garden).
* Butiqet e markave botërore dhe çmimet konkurruese e bëjnë këtë zonë një destinacion të gjallë gjatë gjithë ditës.
PS: PAGESA MUND TE KRYHET ME DY KESTE, AFATI I PAGIMIT TE KESTIT TE PARE PERFUNDON ME DATE 20 NENTOR






















