BLUE TAXI
RRUGA E KAVAJES, KOMPLEKSI DELIJORGJI, TIRANE
+355694444443
bookings@bluetaxi.alBlue Taxi – më shumë se një shërbim, një mundësi
Me mbi dhjetë vjet përvojë në Prishtinë dhe tre vjet në Tiranë, Blue Taxi është pjesë e pandashme e jetës së qytetit dhe e komunitetit që shërben. Përveç shërbimit të transportit, kompania ka dhënë mundësi punësimi dhe zhvillimi profesional për qindra njerëz, duke kontribuar në sigurimin e stabilitetit të tyre ekonomik.
Jemi nga kompanitë e para në Shqipëri që integruan shoferë femra, duke sjellë frymë të re dhe barazi në një fushë tradicionalisht sfiduese. I gjithë stafi, i trajnuar dhe me uiforma, ofron shërbim profesional në çdo udhëtim.
Flota jonë është 100% elektrike dhe çdo makinë është e pajisur me GPS. Qendra jonë operacionale monitoron në kohë reale sjelljen e shoferëve dhe respektimin e rregullave të qarkullimit, duke përfshirë kontrollin e shpejtësisë, për të garantuar udhëtime të sigurta dhe të rehatshme. Për më tepër, ofrojmë 20 përqind ulje kur shpenzoni mbi 400 lekë.
Shërbimi ynë operon 24 orë në ditë, 7 ditë në javë, me mundësi rezervimi paraprak sipas ditës, orës dhe vendndodhjes, si dhe rezervim me numër fluturimi për transfertat ne aereport. Për më tepër, klientët mund të ndjekin taksinë e tyre në kohë reale që nga momenti i nisjes përmes një linku të dërguar me mesazh në telefonë.
Blue Taxi nuk është thjesht një kompani taksie, është një përvojë besimi, kujdesi.
Për të përjetuar shërbimin më të mirë në Taxi Tirana dhe Taxi 24 Orë, zgjidhni Blue Taxi.
Blue Taxi – udhëtoni me besim, udhëtoni me ne.
- Sherbim Taxi 24/7
- Automjete Elektrike
- Marrje në shtëpi
- Transport ne Aeroport
- Pagesa me Kartë Krediti dhe Debiti
- Tarifa të përshtatshme
- Shoferë Profesionalë
- Besim, Komoditet dhe Siguri






















