
BENETON'S DYER
KTHESA E FLLAKES, RRUGA SHKOZET-SHIJAK, DURRES
067 20 87 529

E Hënë 08.00 - 20.00
E Martë 08.00 - 20.00
E Mërkurë 08.00 - 20.00
E Enjte 08.00 - 20.00
E Premte 08.00 - 20.00
E Shtunë 08.00 - 20.00
E Dielë pushim
Benetons prodhon dyer te cilat jane ne përputhje me standardet evropiane.
Benetons ofron prodhim ne seri të dyerve sipas kerkeses se klientit. Ne përmbushim gjithnjë e më shumë kërkesat dhe dëshirat e tregut, me modele dhe dizajne gjithnjë e më te shumta.
Kompania Benetons me qender ne Durres, e themeluar në vitin 1996 me objekt prodhim korniza druri të veshura me laminat, prej dhjetë vitesh ka filluar prodhimin e dyerve të brendshme me një çmim konkurues në treg, por me tregues mjaft të mirë të cilësisë, me detajet si më poshtë:
- Veshja e derës është material laminat CPL, sipërfaqja e të cilit është trajtuar për të qenë rezistente ndaj gërvishtjeve edhe larjes me ujë, është me reliev matrix, si dhe rezistente ndaj shtypjeve që mund të pësojë dera.
- kanati i derës është tamburat, i përbërë nga dy fletë MDF, secila me spesor 5 mm, të cilat ngjiten me ngjitës D 4 rezistent ndaj lagështirës, mbi kornizën e drurit dhe brenda me rrjetë në formë hoje blete.
- Dera rreth e qark ( tre anët) është e borduar me laminat CPL, i njëjtë me materialin e fletëve, gjë që siguron një pamje uniforme, si dhe strukturë më të fortë të kanatit.
- Kasat dhe fashot janë të prodhuar me dru masiv, të stazhionuar, të bashkuar finger joint, për të garantuar qëndrueshmëri në kohë.
- Ngjitja e laminatit bëhet me ngjitës poliuretanik, një ngjitës mjaft i fortë që i reziston kohës.
- Bravat dhe menteshat janë AGB, një markë italiane mjaft e njohur.