KALIMERA EVENT
SUPERSTRADA GJIROKASTER - JANINE , VANISTER, GJIROKASTER
0682059595
info@kalimeraevents.com
Emri im është Olga!
Adhuroj lulet, sidomos trëndafilat dhe sigurisht ngjyrën rozë.
Kam studiuar mësuesi dhe ushtrova profesionin në Akademinë Pedagogjike të Gjirokastrës për 7 vjet.
Nuk e di nëse kam talent të lindur për të krijuar, por që nga momenti i parë që mbaj mënd veten time, më pëlqente shumë e bukura, gjithmonë qëndroja e mahnitur përpara vitrinave të dyqaneve të dekoruara dhe vëzhgoja çdo detaj në to dhe veçanërisht se si ndërthureshin ngjyrat me pëlhurat dhe modelet. Ndoshta një botë e re po linde brënda meje që do ta zbuloja për pak kohë...
Por le ta ndjekim fillin që nga fillimi ...
Gjithçka filloi me .... “Kalimera”!
Pastiçeria jonë familjare "Kalimera", një nga pastiçeritë më të mëdha në jug të Shqipërisë, ka qenë pikënisja e imagjinatës time krijuese. Nxitja nga shumë klientë të dyqanit, kur isha duke bërë ndonjë bombonjere ,kur dekoroja vitrinat e dyqanit ose krijoja shportat e pijeve për festat, ishte mahnitëse.
Unë shikoja se si klientët e mi i vlerësonin jashtëzakonisht krijimet e mia të vogla dhe kjo më bëri të inspirohem për ide edhe më të mëdha, për të krijuar gjëra të reja për tregun e Shqipërisë por edhe jasht saj.
Në fakt, dashuria ime për krijimin ishte aq e madhe që unë lashë profesionin tim si mësuese dhe u përkushtova plotësisht në këtë fushë.
Në fillim me hapa të ngadalta, por sezon në sezon kisha një frymëzim të tillë për krijime të reja sa nuk më mjaftonte më ambienti i vogël që kisha në pastiçeri, por dëshiroja një ambient timin më të madh dhe më të rehatshëm për nuset e ardhshme që do të gjenin aty një parajsë për ditën më të bukur të jetës së tyre dhe per te gjithë ata klient qe kërkojnë të bukurën të veçantën të krijuar në dorë si njëherë nga nënat tona
Kështu në vitin 2009 inagurova atelienë time me krijime të mrekullueshme martesore ku nuset e ardhshme mund të bënin zgjidhjet e tyre me ndihmën time. Ky ishte ambienti im personal për të krijuar, për të prezantuar, për të organizuar çdo detaj të dasmës të bashkëshortëve të ardhshëm por edhe për të krijuar për fëmijët e porsalindur, të krijoja gjëra të veçanta per të gjitha festat familjare, fejesa, martesa, lindje, ditëlindje pagëzime, inagurime bisnesesh, krijime të vecanta për shtepinë .
Por prapë ndjeja nevojën se diçka mungonte për të pasur një paketë më të kompletuar. Dyqani jonë ndodhet në Gjirokastër dhe duhet të gjeja zgjidhje për të sjellë nuset e ardhshme dhe nga vende të tjera të Shqipërisë në atelienë time.
Në vitin 2011 prezantova në treg një gamë të gjerë me ftesa martesore të punuar në dorë , unike në llojin e tyre, jo vetëm për Shqipërinë, por edhe përtej kufijve të saj. Nuset e mia i adhuruan që nga momenti i parë, sepse ato ishin të veçanta,të punuara me materiale cilësore,të punuara totalish në dorë.
Së bashku me ftesat stiluam dhe kombinuam bombobjerat në menyrë që të ishin set ,dhe përfeksionuam dhe pjesën tjetër të paketës së dasmës.
Krijuam një paketë të plotë nga ftesa ,fustanet dhe çdo detaj tjetër që duhet për dasmën.
Cilësia, përvoja shumëvjeçare, pasioni, përgjegjësia e kombinuar me dizajne të mrekullueshme, pëlhurat unike dhe krijimet e punuara në dorë tërhoqën vëmendjen nga shumë çifte të ardhshëm.
Tashmë mirëpres në atelienë time nuse dhe çifte nga vende të ndryshme të Shqipërisë dhe së bashku me ta planifikojmë çdo detaj të dasmës së tyre.
Në të vërtetë, modelet tona unike të punuara në dorë si dhe krijimet tona u pranuan dhe u mirëpritën edhe nga sallonet më të famshme të nusërisë në Shqipëri.
Në këtë mënyrë u krijua Kalimera by Olga...
Por sfidat nuk mbarojnë këtu, gjithmonë me dashuri për punën tonë, me përkushtim dhe dëshirë të pashterueshme për krijime të reja,
Kalimera by Olga bëhet gjithmonë e më shumë një brand i famshëm pasi ne pasuruam katalogun tone jo vetem me krijime për nuset por edhe krijime shumë të veçanta për beba të porsalindur, krijuam një seri “Paja e Bebit” ku përfshihet çdo gjë që I duhet një nëne të re të ketë në martenitet , çdo gjë e personalizuar dhe e punuar në dorë si njëhere e një kohe me qëllim që krijimi jo vetëm të përcjelli dashurinë dhe kujdesin por të ketë vlerë dhe të mbetet në kohë ,zgjeruan gamën e dhuratave të personalizuara dhe jemi duke punuar për një project të ri për shtëpinë
Përfundimisht
Është bukur të krijosh dhe bekim të të besojnë !
Dhe janë disa momente në jetën tonë që në të vërtetë dëshirojmë të jenë unike!
- ORGANIZIME DITELINDJESH
- ORGANIZIME DASMASH
- ORGANIZIME PAGEZIMI
- ORGANIZIME FESTA TE NDRYSHME FAMILJARE
Handmade invitations, wedding favours, event decorations, creations for babies, Christmas & Easter gifts
• Konfeta për dasma 🌹 #kalimerabyolga #handmadebyolga #weddingdetails #weddingbyolga #wedding
Posted by Kalimera Events by Olga on Saturday, September 23, 2023