FEMIJET E ARTE
KOMUNA E PARISIT, KOMPLEKSI NIKU, HYRJA 2, APT. 5, TIRANE
0692859599
rrezartahasmegaj1@gmail.com E Hënë 08.00 - 21.00
E Martë 08.00 - 21.00
E Mërkurë 08.00 - 21.00
E Enjte 08.00 - 21.00
E Premte 08.00 - 21.00
E Shtunë 08.00 - 21.00
E Dielë pushim
“Fëmijët e Artë – Kujdes, zhvillim dhe terapi profesionale për fëmijët dhe adoleshentët”
Klinikë zhvillimi e specializuar për fëmijë dhe adoleshentë, që ofron vlerësime, terapi dhe ndërhyrje të personalizuara. Me bazë në Tiranë, pranë Komunës së Parisit, në mbështetje të fëmijëve dhe familjeve në rrugëtimin e tyre drejt zhvillimit të shëndetshëm, aftësive të qëndrueshme dhe mirëqenies emocionale.
Klinika drejtohet nga Msc. ACAS Rrezarta Hasmegaj, psikologe klinike dhe zhvillimi e specializuar në fëmijë dhe adoleshentë, me eksperiencë mbi 10 vjeçare në trajtimin e vështirësive zhvillimore dhe çrregullimeve të sjelljes.
Ekipi ynë përbëhet nga psikologë klinikë, terapistë zhvillimi dhe profesionistë të trajnuar ndërkombëtarisht, të cilët nen udhëheqjen e Msc. ACAS Rrezarta Hasmegaj, punojnë në bashkëpunim të ngushtë me prindërit duke aplikuar një plan individual të ndërhyrjes për çdo fëmijë.
Në klinikën “Fëmijët e Artë” ofrojmë:
• Konsulta dhe vlerësime zhvillimore (përdorimi i instrumenteve të përshtatshëm për të identifikuar aftësitë dhe nevojat e fëmijës).
• Ndërhyrje me metodën ABA (Applied Behavior Analysis) – ndërhyrje e strukturuar për përmirësimin e sjelljes, komunikimit, aftësive sociale dhe mësimore.
• Plani Individual i Edukimit (IEP) – krijimi i një plani të personalizuar për çdo fëmijë, me objektiva të matshme dhe progres të monitoruar.
• Terapia e sjelljes dhe mbështetje emocionale për fëmijët dhe adoleshentët.
• Trajnim dhe këshillim për prindërit, për të përfshirë familjen në procesin e zhvillimit.
• Programe të integruara për zhvillimin e gjuhës së kuptuar dhe të folur, social dhe emocional të fëmijëve.
Në ‘Fëmijët e Artë’, besojmë se mbështetja e hershme, ndërhyrjet profesionale dhe qasja individuale janë çelës për një zhvillim të suksesshëm dhe një të ardhme të fortë për fëmijët. Çdo hap i programit monitorohet dhe përshtatet, duke garantuar efektivitet maksimal dhe përfitime të qëndrueshme






















