
MOBILERI QEHAJA
RRUGA 5 MAJI
TIRANE
069 20 54 530
mqehaja@yahoo.com
CDO DITE
08.00 - 20.00
0 vende aktive
QEHAJA
Përpunime druri, e vendosur në Tiranë, ka krijuar një reputacion mbi kualitetin e përpunimit të drurit dhe zejtarin e pastër. Kompleksi Qehaja është një linjë mobilerie e krijuar nga zgjedhja e saktë e prodhimit dhe dizajnit të cilat i përkasin cilësisë më të lartë si dhe nga një balancim në mënyrë të përkryer i stilit klasik dhe neoklasik. Punimi dhe shumëllojshmëria si dhe kujdesi i veçantë në detaje dhe në zgjedhjen e ngjyrave duke i dhënë rëndësi motiveve dekorative që janë gdhendur me kujdes në bordurë, kapakë, këmbë, etj. bën të mundur transformimin e punës me dorë në një lluks të jetës.
Të gjitha teknikat si gdhendja, lustrimi, llakimi, prarimi kryhen me dorë dhe janë ndërthurje e përsosur mes respektit për artin e bërjes së një mobiljeje dhe risive më të avancuara teknologjike në kuadër të sektorit dhe stilit mobilues. Gama e gjërë e produkteve dhe krijimi i moduleve të pafundme i mundëson klientët të përmbushin çdo nevojë dhe nga ana tjetër bën të mundur personalizimin sipas shijeve të tyre me qëllim të krijimit të mobiljeve me porosi.
Një traditë e gjatë në dizajn së bashku me teknologjinë e lartë të punimit dhe montimit lejon produktet tona të dallohen për kualitetin e tyre më të lartë.
Punet tona



















Punime druri - Shkalle te Brendeshme










